Libri "Shtigjeve të mbarësisë" e autores Linda Agushi nga Presheva
Lokale

Libri "Shtigjeve të mbarësisë" e autores Linda Agushi nga Presheva

17.Mar.2016 14:33
0
(Linda Agushi « shtigjeve të mbarësisë » (poemë dhe aforizma), sh.b. « Feniks », Preshevë, 2016, faqe 60)

Linda Agushi para lexuesve vjen me librin e parë me titull « Shtigjeve të mbarësisë » (poemë dhe aforizma),  në të cilën paraqet ndjesinë e saj poetike,  paraqet motive të ndryshme, të cilat i ka nxjerrur nga përditshmëritë tona, dhe e kanë frymëzuar dhe inspiruar në masë të madhe që këto t’i shndërroj në vargje poetike, të cilat janë një tërësi  e përmbledhur në një poemë me këtë titull  që e ka kuptimshmërinë dhe simbolikën e saj.

Libri është i ndarë në dy cikle. Në ciklin e parë  poema me pjesën paraprijëse dhe me 40 njësi poetike,  ndërsa cikli i dytë përbëhet prej 70 aforizmave orgjinale.

Që nga pjesa e parë e poemës e deri në përfundimin e saj, brenda pjesëve të ndara me numra romak, paraqitet para lexuesve një larushi tematike, me të cilat Linda është munduar t’i paraqes në mënyrë krejt origjinale, pa ndonjë hermetizëm të vargjeve, porse është krejtsisht e drejtpërdrejtë, gjë që poema dhe aforizmat janë univerzale për lexim dhe kuptim.

Gjuha e përdorur brenda poemës dhe aforizmave është e rrjedhshme, prandaj lexuesit gjatë leximit bëhen pjesë e librit.

Libri lexohet me një frymë, sepse njësitë poetike të poemës janë të lidhura në mes veti, por mund të lexohen edhe si poezi në vete, kur vetë struktura përmbajtësore e poemës është e tillë, që mund të lexohet edhe si poemë, edhe si poezi në vete.

Vet titulli i librit tregon qartë se autorja dëshiron të rrugëtoj shtigjeve të mbarësisë, dhe jo vetëm kaq, ajo dëshiron që e gjithë njerëzia të ecë udhës së mbarësisë. Kjo porosi është simbolika e gjithë poemës, sepse brendia e saj ka të bëjë me vargje që shprishin heshtjen e heshtur karshi përditshmërive tona, të cilat çdo ditë po ngjallin efekte negative me veprimet e palogjikshme të protagonistëve të imagjinuar të autores, të cilët ngjallin negativitet në shoqëri.

Poema është ndërtuar me gjetje të ndryshme motivuese, sepse brenda saj ka motive të ndryshme si: patriotike, të jetës së përditshme, pjesë moralizuese fetare e përkushtuese, të cilat e përthekojnë poemën në fjalë.

Nganjëherë Linda del edhe nga vetvetja, duke kaluar imagjinueshëm edhe në gjininë e kundërt, kur është fjala e dashurisë për atdheun, si ruhet, si nderohet dhe si mbrohet mëmëdheu, pra ajo qëllimisht dhe vetëdijshëm don që të shpërfaq mesazh për gjininë e kundërt  për ruajtjen e substancës kombëtare, duke mos e tradhëtuar kurrë.

Gjatë leximit të poemës gjithashtu hasim në vargje të cilat japin kuptimshmëri të qartë me gjithë mesazhet e njëpasnjëshme që dalin nga vargjet, dhe diku-diku shoqërohen me shprehje psikologjike, të cilat veçse i shtojnë vlerë poemës.

Në shumicën e rasteve vargjet e poemës kanë rimën dhe muzikalitetin dhe si e tillë poema është e lehtë për lexim dhe  kuptim, aty- këtu vargjet stërpiken edhe me figura stilistike.

Edhe tek aforizmat shohim se Linda këto i ka nxjerrë nga përditshmëritë tona, pra ato e kanë nxitur që të shkruaj këto fjalë të urta, dhe secili aforizëm mveshet me porosi për përmirësim, për vetëdijësim dhe gjithçka pozitive që i duhet njerëzve të drejtë dhe të kulturuar.

Marrë në përgjithësi ky libër është i mirë, i është ruajtur në masë të madhe origjinaliteti, dhe mendojmë se autorja është vetvetja në vargjet e saj.

Tani Lindës i mbetet të lexojë sa më shumë libra me poezi, të gjurmojë motive, mundësisht të lirohet nga rima, sepse nuk është edhe aq leht të shkruhet një poezi e mendimit të thellë me  shprehje të fuqishme si e rimuar, por të kalojë në vargje të lira, e kështu të vazhdojë me libra të tjerë drejt krijimit të individualitetit të saj krijues./Titulli.com/

 

Shënime për autoren  

Linda Agushi u lind më 09.04.1997 në fshatin Shoshajë e Poshtme, komuna e Preshevës.

Shkollën fillore e kreu në fshatin Corroticë. Aktualisht vijon mësimet në gjimnazin "Skënderbeu" në Preshevë dhe është maturante. Qysh si fëmijë ishte nxënëse shembullore dhe e pasionuar pas leximit të librave.

Me shkrime filloi të merret para tri viteve dhe falë angazhimit të saj në fushën e krijimtarisë letrare, botoi edhe librin e saj të parë me poemë dhe aforizma me titull “Shtigjeve të mbarësisë”.

Linda Agushi jeton dhe vepron në fshatin e lindjes… 

 

Librin e përgatiti për shtyp Edicioni i Botimeve të Shoqatës së Shkrimtarëve "Feniks" në Preshevë

Këndvështrim letrar-Bilall Maliqi

Në vitin 2015 në Bujanoc janë hapur 182 ndërmarrje të reja, ndërsa janë mbyllur 81
LPD dorëzon listën pranë KKZ-së në Bujanoc, deri më tani katër lista të certifikuara
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration