LPD dorëzon listën pranë KKZ-së në Bujanoc, deri më tani katër lista të certifikuara
Lokale

LPD dorëzon listën pranë KKZ-së në Bujanoc, deri më tani katër lista të certifikuara

17.Mar.2016 17:37
0
Lëvizja e Progresit Demokratik ka dorëzuar sot pranë Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në Bujanoc listën zgjedhore me kandidatë për këshilltarë të Kuvendit Komunal të Bujanocit, raporton Titulli.com.

Lista e LPD-së ka 41 kandidatë, ndërsa bartës i listës është kryetari i kësaj partie Jonuz Musliu, njëherit kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar.  

Komisioni Komunal Zgjedhor në Bujanoc ka shpallur zyrtarisht edhe dy lista për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 24 prillit.

Listat e certifikuara janë “Grupi i qytetarëve – Dr Stojança Arsiq – Për Bujanoc më të mirë” dhe lista “PVD – UDSH – Shaip Kamberi”.

Deri më tani pranë KKZ-së në Bujanoc janë shpallur, gjegjësisht janë certifikuar katër lista zgjedhore, njofton Titulli.com.

Lista zgjedhore “Partia Demokratike – Dr.sc Nagip Arifi” ka numrin rendor 1, lista “Aleksandar Vuçiq – Serbia fiton” është me numër rendor 2, “Grupi i qytetarëve – Dr Stojança Arsiq – Për Bujanoc më të mirë” do të ketë numrin 3, ndërsa koalicioni ndërmjet Partisë për Veprim Demokratik dhe Unionit Demokratik Shqiptar, lista “PVD – UDSH – Shaip Kamberi” është certifikuar me numër rendor 4./Titulli.com/

Libri "Shtigjeve të mbarësisë" e autores Linda Agushi nga Presheva
Trupi Koordinues s'ka (ka) përmbushur misionin e tij për integrimin e shqiptarëve në Serbi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration