Në vitin 2015 në Bujanoc janë hapur 182 ndërmarrje të reja, ndërsa janë mbyllur 81
Lokale

Në vitin 2015 në Bujanoc janë hapur 182 ndërmarrje të reja, ndërsa janë mbyllur 81

17.Mar.2016 13:14
0
Në komunën e Bujanocit gjatë vitit 2015 janë hapur gjithsej 182 ndërmarrje, prej tyre 93 taksi, ndërsa janë mbyllur 81, raporton Titulli.com.

“Gjatë vitit 2015 kemi pasur gjithsej 367 lëndë që i kemi përcjell Agjencisë për regjistra ekonomik të Serbisë. Prej tyre, 182 lëndë kanë qenë për formimin e punëtorive, 81 për shlyerje, 82 lëndë për ndryshime që ndodhin gjatë udhëheqjen së punëtorive dhe 7 kërkesa për dhënien e certifikatave nga regjistrat”, theksoi për portalin informativ Titulli, Vasuf Sulejmani nga Drejtorati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik lokal pranë komunës së Bujanocit.

Sipas të dhënave nga ky drejtorat, prej 182 ndërmarrjeve të reja, 93 prej tyre kanë qenë punëtori të pavarura taksie, pastaj 26 punëtori tregtare, 24 hotelierike, e kështu me radhë.

Ndërkaq, tek 81 ndërmarrjet e mbyllura gjatë vitit të kaluar, numri më i madh prej tyre kanë qenë punëtori tregtare 28, punëtori hotelierike kanë qenë 19, shtatë punëtori zejtare, dhe nga një bukëpjekës, floktar, punëtori për ofrim të shërbimeve të internetit dhe një punëtori nga lëmia e ndërtimtarisë./Titulli.com/

Deklarata e Avni Arifit ngjallë reagime në Luginë të Preshevës
Libri "Shtigjeve të mbarësisë" e autores Linda Agushi nga Presheva
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration