LDK-ja kërkon mobilizim për përmirësimin e jetës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës
Lokale

LDK-ja kërkon mobilizim për përmirësimin e jetës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës

01.Jul.2019 13:10
0

Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon që Kuvendi i Kosovës dhe institucionet përkatëse të marrin hapa konkret për përmbysjen e situatës në të cilën ndodhen shqiptarët e Luginës së Preshevës. 

Kështu bëri të ditur deputeti i LDK-së, Arban Abrashi, i cili tha se është fatkeqësi që sot në vitin 2019, në këtë pjesë të Ballkanit, dhe të Serbisë, të një shteti që aspiron të jetë pjesë e BE-së, shqiptarët e Luginës jetojnë në një gjendje të paperspektivës totale, diskriminimit etnik, kulturor dhe social, raporton ksp.

Në seancën e sotme që po mbahet pikërisht për këtë çështje, Abrashi bëri të ditur se LDK do të mbështet çfarëdo rezolute që do të nxjerrë Kuvendi i Kosovës e që zotohet ta zbatojë.

“Sot Qeveria e Kosovës dhe institucionet përkatëse, duhet të mobilizohen për një plan afatshkurtër dhe afatgjate. Dhe këtë nisme, ne duhet ta fillojmë sot këtu, në Kuvend, duke kërkuar nga ekzekutivi t’i përmbushë obligimet, sikurse dhe t’i tejkalojë ato, duke marrë nisma të reja sistematike, duke mbështetur një plan konkret që tejkalon mandatet qeveritare dhe politikat ditore. Ne, sot duhet të krijojmë mekanizma e projekte konkrete, sikurse plane afatgjate me njerëz përgjegjës për realizimin e tyre në funksion të përmirësimit të jetës së shqiptarëve në Luginë të Preshevës, si dhe në ruajtje të identitetit të tyre kombëtar”, tha Abrashi.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/brashi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Shqiptarët e Luginës s'kërkojnë më shumë nga Kosova se Serbia për serbët atje
Haxhiu për Luginën: S’e ngritëm zërin fuqishëm për të treguar se atje shkelen të drejtat elementare
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration