Shqiptarët e Luginës s'kërkojnë më shumë nga Kosova se Serbia për serbët atje
ipas Kushtetutës së saj, Kosova nuk ka të drejtë as t'ia bashkëngjisë, as t'ia shkëpusë vetes ndonjë territor.
Kështu, sipas FoNet, ka deklaruar shefi i grupit të këshilltarëve të Partisë Demokratike në Kuvendin e Komunës së Bujanocit, Hajredin Hydën, transmeton Titulli.com.
Partia Demokratike, ka pohuar Hyda, nuk ka marrë kurrfarë ftese që të jetë "bashkënënshkrues i ndonjë letre për Kuvendin e Kosovës" dhe ka shtuar se, sipas njohurive që ka, këtë letër e ka nënshkruar vetëm Partia e Veprimit Demokratik (PVD) e Shaip Kamberit, që "mund të kategorizohet si letër njëpartiake", e citon atë kjo agjenci lajmesh e Beogradit.
Hyda ka theksuar se Partia Demokratike para disa ditësh ka kërkuar nga Kosova të ndërmarrë hapa konkretë, që janë në kompetenca të saj, në funksion të përmirësimit të pozitës së shqiptarëve në komunat Bujanoc, Preshevë e Medvegjë.
"Kemi kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të detyrojë pushtetin ekzekutiv në mënyrë që ai t'i pajisë të gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës të cilët janë vendosur Kosovë me dokumente udhëtimi dhe karta identiteti, përkatësisht me shtetësi të Kosovës", ka deklaruar Hyda.
Është kërkuar, sipas fjalëve të tij, po ashtu që të gjithë shqiptarëve nga Lugina e Preshevës t'u bëhet e mundur, nëse kërkojnë, të fitojnë shtetësinë e Kosovës.
"Kemi kërkuar që Qeveria e Kosovës të krijojë një linjë të posaçme buxhetore për të ndihmuar Luginën e Preshevës për mbrojtje shëndetësore pa pagesë", ka thënë ai.
Hyda ka shtuar se PD-ja e tij ka kërkuar që Kosova të financojë projekte nga fusha e kulturës, arsimi, infrastruktura dhe ekonomia në të tri komunat në jug të Serbisë dhe që shqiptarët nga Lugina e Preshevës të jenë të privilegjuar në qarkullimin e mallrave, tregti dhe komunikacion, transmeton Titulli.com.
"Kemi kërkuar të licencohen të gjithë mjekët, juristët e të tjerë të diplomuar, në mënyrë që të kenë të drejtën që praktikën dhe stazhin t kryejnë në Kosovë" ka thënë Hyda.
Partia Demokratike, siç citohet të ketë thënë, po ashtu ka kërkuar që shqiptarët nga Lugina e Preshevës "të mos jenë peng, përkatësisht fajtorë kujdestarë në marrëdhëniet e tensionuara midis Prishtinës e Beogradit".
"Thjeshtë, kërkojmë që Kosova të bëjë për shqiptarët e Luginës së Preshevës ashtu siç bën Serbia për serbët e Kosovës", ka thënë Hida dhe ka shtuar se PD-ja "në përcaktimet e saj nuk është e interesuar për situatën me prapavijë të politikës ditore, por për ndryshime të mirëfillta".
Hyda thotë se Kuvendit të Kosovës ia kanë dërguar letrën "tre musketarë", siç gjoja i ka quajtur ky kryetarin e PVD-s- të Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberin, deputetin e Kuvendit të Serbisë Fatmir Rexhepin, dhe kryetarin e Këshillit Nacional të Shqiptarëve, Ragmi Mustafën.
"Ajo nuk është gjë tjetër pos një trakt politik për përdorim politik ditor", konsideron Hajredin Hyda, transmeton Titulli.com
Kryetar i Partisë Demokratike është Nagip Arifi, ish-kryetari i Komunës së Bujanocit.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ajredin-hyda-kuvendi.jpg): failed to open stream: No such file or directory