Haxhiu për Luginën: S’e ngritëm zërin fuqishëm për të treguar se atje shkelen të drejtat elementare
Deputetja Teuta Haxhiu nga radhët e AAK-së ka deklaruar se problemet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës po vazhdojnë të jenë të njëjta.
Ndër to ajo ka theksuar çështjen e librave për nxënësit si dhe përdorimin e simboleve.
“Kemi pa probleme të njëjta. Duhet të jemi real dhe të mos filozofojmë”.
“Numri i nxënësve është duke rënë skajshmërisht. Ajo që na ka shqetësuar gjate vizitës në shkollën “Zenel Hajdini” është largimi i nxënësve. Brenda dy vjetësh ajo shkolle rrezikon të mbyllet”.
“Problemi me libra me tekste i njëjte ndër vite. Asnjëherë nuk arritëm ta ngrisnim zërin fuqishëm për të treguar se atje shkelet e drejta elementare e arsimit, e drejta elementare e përdorimit të simboleve kombëtare”.
Haxhiu gjithashtu kritikoi një numër të ministrave që nuk ishin prezent në seancë, ku po diskutohet lidhur me Luginën e Preshevës.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/euta-haxhiu.jpg): failed to open stream: No such file or directory