Lokale
Lamtumira e fundit për futbollistin nga Medvegja, Fatmir Beqiri (foto)
Qindra qytetar të Prishtinës dhe Medvegjës morën pjesë në varrimin e futbollistit 21 vjeçar Fatmir Beqiri, i cili humbi jetën tragjikisht në Lyon të Francës.
Në varrim, përveç familjarëve, morën pjesë shok, miq e dashamirë. Ai u varros në varrezat e Matit në Prishtinë në ora 13h të së shtunës. Nga shokët kujtohet si një djalë i urtë dhe i zellshëm dhe lajmi për vdekjen e tij i ka goditur të gjithë.
Beqiri, i lindur me 23 dhjetor 1991, për një vit ishte pjesë e Hajvalisë me të cilën edhe u promovua në ligën e parë. Më parë kishte luajtur edhe për KEK-un dhe Ramiz Sadikun, transmeton medvegja.net.
Familja Beqiri ishte shpërngulur nga Medvegja në Prishtinë ashtu sikurse kishin vepruar me qindra familje tjera shqiptare.
[caption id="attachment_60844" align="aligncenter" width="596"] Futbollist tashmë i ndjerë, Fatmir Beqiri[/caption]
Ish-futbollisti i Hajvalisë me të cilën u promovua në ligën e parë, Fatmir Beqiri pas një zënke me një tjetër shtetas kosovar në Lyon të Francës ka mbetur i vdekur pasi paraprakisht ishte goditur me thikë.
Beqiri, i lindur me 23 dhjetor 1991, për një vit ishte pjesë e Hajvalisë, më parë kishte luajtur edhe për KEK-un dhe Ramiz Sadikun, ndërsa vitin e kaluar ai kishte vendosur që në mënyrë ilegale të shkojë në Francë.
Beqiri nga shokët kujtohet si një djalë i urtë dhe i zellshëm./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/03/Fatmir-Beqiri1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!