titulli.com
Lokale

Perurohet libri "Rrjedhat e formimit të PVD-së"

02.Mar.2013 20:58
0
Në sallën e vogël të Shtëpisë së kulturës në Bujanoc u mbajt përurimi i librit të karakterit monografik me titull “Rrjedhat e formimit të PVD-së” të autorit dhe poetit Nexhat Sadullahu. Në këtë përurim të një libri të veçantë pëveç familjarëve të të ndjerit Rexhep Hasani, morën pjesë një numër i konsiderueshëm i mysafirëve si strukutra komunale dhe udhëheqës të partive politike,  Shaip Kamberi, Galip Beqiri kryetar i Këshillit Nacional , Mejdi Zeqiri , si dhe të shoqatave joqeveritare që veprojnë në Luginën e Preshevës. Ky libër me karakter monografik e përkushtues është një ditar i jetës së auorit si aktivist i denj i PVD-së, sepse brenda saj ka aktivitetet politike të partisë që nga themelimi i saj dhe një përkushtim i të ndjerit Rexhep Hasani si mirënjohje për vullnetin e madh që tregoi në themelimin e PVD-së. Me një minut heshtje u nderua veprimtari i çështjes kombëtare z. Rexhep Hasani dhe të gjithë veprimtarët e tjerë të Kosovës Lindore anëtarë dhe veprimtarë të Partisë së parë në Kosovë Lindore PVD-së, transmeton preshevanews. Me një recitim të bukur para të pranishmëve u paraqit nxënësja Dionesa Ebibi, për ta marrë fjalën e tij recensenti i librit z. Selman Haziri, i cili e çmoi lart kontributin e themeluesve të partisë e në veçanti të të ndjerit Rexhep Hasani dhe të autorit të librit Nexhat Sadullahu :”Ky libër përmbledh në detaje aktivitetin e njërit prej aktivistëve më të devotshëm të PVD-së Rexhep Hasani, i cili tragjikisht e humbi jetën në aksident komunikacioni . Aktivitetin e tij ai e manifestoi me gjithë forcat e tij fizike e shpirtërore , me fjalë, vepër e protestë , këtë thelb të qenësishëm e jokonformist duke shpalosur një papajtueshmëri me abuzimet e pushteti gjenocidial që nxinë e përdhosën çdo pore e sferë të jetës. Dhe e përfundon “Këto kujtime të mikut tim Nexhat Sadullahu , ky udhëpërshkrim i detajshëm le të jetë një rikujtim, një rekuiem për ata që flijuan fizikisht e shpirtërisht për atë regjion të lënë pasdore”. Për shkrimtarin e njohur Jonuz Fetahaj, redaktor i librit, “ky libër shenon ngjarjet dhe datat në këtë kapërcyell shekujsh , pra fundshekullin njëzetë dhe fillimshekullin e njëzetë e një arriti të sendërtojë një piramidë të gjithë asaj që mund të quhet mburrje dhe sfidë për ta krijuar mëvetësinë në një kohë kur ngjarjet edhe në këtë pjesë të Evropës , përkatësisht të shteteve të Ballkanit kishin marrë kahe dhe zhvillime të reja demokratike. Më tej në fjalimin e tij Fetahaj nuk e la anash edhe emblemën e ngjarjeve të asaj kohe Rexhep Hasani , një të riu i cili duke e jetuar jetën me gjithë vrullin rinor , mendor dhe intelektual u bë emblemë e paharruar deri më sot, e do të kujtohet edhe nesër , edhe pse vdekja e ndau nga jeta në potencialin më të madh intelektual. Më pas fjalën e mori edhe autori i librit, poeti Nexhat Sadullahu, i cili i përshëndeti të gjithë të pranishmit në sallë dhe shprehet: se “ Librin që prej sot do ta keni në dorë, është libër kujtimesh dhe në të flitet se si u formua PVD-ja, që në fillesat e saja ishte një lëvizje e asaj kohe në Kosovën Lindore, në kohën e shkatërrimit të Jugosllavisë. Libri përfshinë periudhën kohore prej korrikut të vitit 1990 e deri me vdekjen e Rexhep Hasanit, sekretarit të parë të PVD-së. Këtë libër ia kushtoj Rexhepit si mirënjohje për mundin, dëshirën e madhe , guximin, angazhimin e tij intelektual që rininë e tij e dha për formimin e kësaj partie”. Më tej në fjalimin e tij autori shprehet se:”Në fillim nuk kemi pasur guxim të mbanim shënime , por mendoj që të gjithë ata që kanë kontribuar më së shumti janë përfshirë gjatë asaj periudhe katër vjeçare deri në vitin 1994. Duke e përfshirë edhe Referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992 , Rexhep Hasani tërë natën me veturën e tij ka bartur fletëvotime nëpër nëndegë në Preshevë dhe në Bujanoc, që të nesermen të kryhet votimi i Referendumit me sukses dhe propozoj që në të ardhmen figura si kjo e Rexhep Hasanit të përkujtohet me një Akademi përkujtimore”, shprehet autori i librit , poeti Nexhat Sadullahu. Më pas për t’i përshëndetur të prenishmit në sallë, në emër të familjes Hasani doli djali i të ndjerit i riu Rexhep Hasani i cili me fjalimin e tij të gjithë i mbushi me emocione. Para përmbylljes për të pranishmit u lëshua një incizim arkivor të një fjalimi të të ndjerit Rexhep Hasanit në një tubim madhështor në Bujanoc. Në fund për të gjithë të pranishmit u dha një koktel rasti…
Lamtumira e fundit për futbollistin nga Medvegja, Fatmir Beqiri (foto)
Walker: Të shtrohet në tavolinë çështja e Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration