Lokale
Gjendja në Luginë si ajo para referendumit të vitit 1992
Lëvizja e Progresit Demokratik e kujton 1 dhe 2 marsin e vitit 1992, ditën kur u mbajt Referendumi i shqiptarëve për “Autonomi politiko-territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën”.
Kjo ngjarje e madhe politike për popullin tone e ngritën në shkallë të lartë problemin e rajonit të Luginës së Preshevës, duke e sensibilizuar brenda dhe jashtë vendit.Populli shqiptar i Luginës, përmes votës së tij të lirë dhe demokratike u përcaktua se në çfarë bashkësie do të jetojë po u prishën kufijtë e ish Jugosllavisë, thuhet në kumtesën e LPD-së.
Duke vazhduar me kumtesën se gjatë kësaj periudhe 21 vjeçare, përpos Referendumit, u zhvillua edhe një luftë çlirimtare, u arrit Marrëveshja e Konçulit, 2001, si dhe u aprovuan disa platforma e deklarata politike në favor të zgjidhjes së problemeve në këtë rajon, por ato mjerisht kanë hasur në vesh të shurdhër të Beogradit dhe të ndërkombëtarëve, që veprojnë në këto hapësira.
LPD-ja në këtë rrugë nuk i harron çlirimtarët e vendit, dëshmorët e kombit dhe invalidët e luftës, të cilët dhanë shumë për këtë pak liri që po e gëzojmë tash ne. Vepra e tyre Atdhetare nuk ka me u harruar për jetë të jetëve. Emrat e tyre do të skaliten në altarin e lirisë me shkronja të arta.Heqja me forcë e Lapidarit të dëshmorëve të ish UÇPMB-së, nga xhandarmëria serbe, paraqet provokimin më të rëndë, që nga përfundimi i luftës në këtë rajon.
Ngarkimi i zonave kufitare me forca të shumta serbe, moslejimi i përdorimit të lirë të flamurit kombëtar, vazhdimi i gjyqeve politike ndaj ish pjesëtarëve të UÇPMB-së, dhe presione të tjera politike dhe ekonomike që na dalin përpara, nuk do t’na zmbrapsin nga rruga jonë e integrimeve kombëtare, përfundon kumtesa e lëshuar nga LPD Jonuz Musliu, kryetar, thuhet në kumtesën e LPD-së./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/09/LPD-logo.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!