Kryeministrja Bërnabiq i përgjigjet deputetes Nadije Beqiri për njohjen e diplomave të Kosovës
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar sot se çështja e njohjes së diplomave të Kosovës nga shteti i saj do të mund të zgjidhej porsa Serbia do të kishte “një bashkëbisedues adekuat” në institucionet e Kosovës, e i cili, sipas saj, është i gatshëm për kompromise.
Këto komente, Bërnabiq i bëri pas interesimit të deputetes së koalicionit “Lugina e Bashkuar-SDA Sanxhak”, Nedije Beqiri, rreth njohjes së diplomave kosovare, transmeton Titulli.com.
“Problemi me të cilin përballen të rinjtë shqiptarë nga Lugina e Preshevës është edhe mosnjohja e diplomave të cilat ata i marrin në Kosovë. Nga viti 2008, diplomat nuk njihen, dhe kështu të rinjve u merret çdo mundësi për punësim e kontribut për komunitetet në të cilat jetojnë, dhe komunat tona kanë mbetur pa personelin e nevojshëm”, tha Beqiri, raporton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”.
Ajo shtoi se kjo çështje është prekur gjatë dialogut teknik mes Kosovës dhe Serbisë.
“Porsa Serbia të ketë një bashkëbisedues adekuat në institucionet e përkohshme në Prishtinë, i cili është i gatshëm që të bisedojë seriozisht për këtë, të bëjë kompromise dhe të vijmë deri te zgjidhja e cila do të ishte në interesin e të rinjve”, tha Bërnabiq./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/rnabic-beqiri.jpg): failed to open stream: No such file or directory