2 raste pozitive me Covid-19 në Bujanoc, vaksinimi po vazhdon
Lokale

2 raste pozitive me Covid-19 në Bujanoc, vaksinimi po vazhdon

29.Jan.2021 07:35
0

Në komunën e Bujanocit që nga fillimi i pandemisë me Covid-19, numri i pacientëve të infektuarëve ka arritur në 762, thuhet ne raportin e shtëpisë së shëndetit, shkruan Titulli.com.

Sipas këtij raporti në janar,  numri i përgjithshëm i ekzaminimeve ishte 1240, nga të cilët 1141 ishin të rritur dhe 99 fëmijë ndërsa gjatë muajit janar numri i përgjithshëm i pacientëve me Covid-19 ishte 81.

Numri i kontrollimeve më 28 janar ishte 58 (të rritur-54 dhe fëmijë-4) dhe nga ato 17 testet e antigjenit,  2 janë pozitiv dhe se nuk kishte gra shtatzëna të sëmura e asnjë punëtor shëndetësor të sëmurë.

Në objektin e fakultetit ekonomik në Bujanoc, një pjesë është shëndërruar në hapësirë për marrjen e vaksinës ndaj Covid-19 ndërsa vaksinimi po kryhet sipas lajmërive të pacientëve, përcjellë Titulli.com.

Mediat qendrore raportojnë se një pjesë e konsiderushme e serbëve qëndruan në radhë ditën e martë, para një qendre ekspozitash në Beograd, për të marrë vaksinën kineze kundër koronavirusit, e cila është pjesë e fushatës së imunizimit në masë në Serbi./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/aksinimi-bujanoc-salla.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Kryeministrja Bërnabiq i përgjigjet deputetes Nadije Beqiri për njohjen e diplomave të Kosovës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration