Duhet t’i bëni urgjentisht update iPhone-it tuaj
Shkencë dhe teknologji

Duhet t’i bëni urgjentisht update iPhone-it tuaj

28.Jan.2021 11:58
0

Apple po u kërkon përdoruesve të iPhone dhe iPad të përditësojnë menjëherë sistemet e tyre operative (iOS) për të rregulluar gabimet e sigurisë që mund të jenë shfrytëzuar tashmë nga hakerat.

Në faqen e saj zyrtare, kompania tha se tri defekte të sigurisë mund të jenë shfrytëzuar në mënyrë aktive.

Apple nuk zbuloi shumë specifika në lidhje me defektet, duke theksuar se, “kompania nuk zbulon, diskuton ose konfirmon çështje sigurie derisa të ketë ndodhur një hetim”.

Problemi është një lidhje në një zinxhir shfrytëzimi, që do të thotë se një hakeri do t’i duhej të shfrytëzonte ose të përfitonte nga “gabimet” në iPhone që hakimi të ishte plotësisht i ekzekutueshëm. Kompania nuk pranoi të komentonte më tej për ndonjë sulm kibernetik.

“Një sulmues në distancë mund të jetë në gjendje të shkaktojë ekzekutim arbitrar të kodit”, thanë zëdhënësit në shënimet e përshkrimit.

Apple krenohet me sigurinë e pajisjes, por nuk është imune ndaj shfrytëzimeve. Vitin e kaluar, studiuesit e Google gjetën disa faqe në internet me kod që lejonin hakerat të infiltronin në heshtje në iPhone.

Ndërkohë, një defekt në kodin e iOS13 ekspozoi detajet e kontaktit të ruajtura në iPhone pa kërkuar një kod kalimi ose identifikim biometrik, një e metë që kompania nuk e adresoi publikisht, disa muaj pas raportimit për herë të parë.

 
copy(/home/titulli/public_html/images/image/phone.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Kryeministrja Bërnabiq i përgjigjet deputetes Nadije Beqiri për njohjen e diplomave të Kosovës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration