Lokale
Konçuli në protestë, bllokohet magjistralja Bujanoc - Gjilan
Dhjetëra qytetarë të Konçulit sot kanë protestuar duke bllokuar rrugën magjistrale Bujanoc-Gjilan për rreth gjysmë ore.
Protesta filloi në orën 12h, me ç’rast banorët e këtij fshati kërkuan liri të lëvizjes dhe shfrytëzimit të pronave të tyre në këtë fshatë kufitar të komunës së Bujanocit.
“Jo rastësisht sot kemi bllokuar rrugën Bujanoc-Gjilan. Këta na detyruan ta bllokojmë rrugën. Historikisht kjo pjesë e donë paqen, por ushtria dhe xhandarmëria me njësitet speciale nuk na lënë të qetë”, u shpreh kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Jonuz Musliu, njëherit ish shef politik i UÇPMB-së.
“Përmes kësaj proteste i dërgojmë një mesazh të qartë Qeverisë në Beograd, jashtë Ushtria e Serbisë nga tokat tona, jashtë njësive speciale”, tha para të tubuarve Musliu, raporton Titulli.
Protesta e sotme u mbajt pasi që pjesëtarët e Ushtrisë së Serbisë nuk kishin lejuar banorët e Konçulit në shfrytëzimin e pronës private të tyre gjatë kullotjes së bagëtive.
Fshati Konçul gjendet në vijën kufitare me Kosovën, nëpërmjet të cilit kalon edhe magjistralja Bujanoc - Gjilan./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/03/127.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!