“Vatra”: Lugina mbetet një bombë e kurdisur
Lokale

“Vatra”: Lugina mbetet një bombë e kurdisur

19.Mar.2013 22:00
0
Lidhur me rrjedhën e bisedimeve Kosovë- Serbi dhe rezultatin që do të prodhojnë ato, ka dalë me një komunikatë shoqata e Shqiptarëve të Kosovës Lindore “Vatra”, e cila konsideron se “do të jetë i mangët pajtimi Kosovë - Serbi pa zgjidhjen e çështjes së Luginës, ngase moszgjidhja e këtij problemi do të ishte një bombë e kurdisur në mes të Ballkanit”. Në kumtesë thuhet se “shqiptarët e Kosovës Lindore, përveç diskriminimit të vazhdueshëm që u janë nënshtruar para, por edhe pas përfundimi të luftës në mes UÇPMB-së dhe forcave ushtarake policore serbe, këto ditë u janë nënshtruar një presioni shtesë, shkaku i bisedimeve mes dy shteteve”. “’Vatra’, shumë herë ka tërhequr vërejtjen te të gjithë faktorët relevant gjithandej për situatën e krijuar në Luginë, mirëpo nga të gjithë kemi marrë vetëm përkrahje morale. Për koincidencë nga e 1913 deri më 2013, kurrë nuk na u nda gazepi”, thuhet në kumtesë. “Kur merret parasysh edhe lufta e UÇPMB-së e gjaku i atyre dëshmorëve dhe shumë sakrifica tjera të popullit, por edhe e drejta legjitime për bashkim, habitemi si në bisedimet e sotshme Kosovë-Serbi, nuk u kushtëzua që edhe kjo pjesë të përfshihet në dialog. Madje, atëherë kur popujt e Evropës dhe të tjerët qarkullojnë lirshëm , neve, shqiptarëve të Kosovës Lindore na është kufizuar e drejta e lëvizjes së lirë duke na gjobitur me taksa doganore dhe janë vënë barriera tjera që po pengojnë lëvizjen e lirë dhe po e rëndojnë jetën e qytetarëve tanë atje”, thuhet në kumtesën e “Vatrës”. “Përgjegjësinë për këtë e mbanë Bashkimi Evropian sikurse edhe të gjithë faktorët relevant vendor, sepse deri sa Evropa të merr vendime në dëm të popullit shqiptar, e duke privilegjuar shtetin që kurrë nuk u ngop së uzurpuari me tokat tona, këtu qetësi nuk do të ketë! Prandaj, kërkojmë nga kryeministri i Kosovës të bëjë gjithçka që është e mundur, të mos e harrojë këtë pjesë të territorit, dhe askush të mos pretendojë, e sidomos Serbia, se problemi i Kosovës Lindore do të mbyllet me disa premtime për disa të drejta të avancuara në arsim, shëndetësi, hapjen e një fakulteti, njohje të diplomave e disa të drejta minore që do të pranoheshin edhe në shtetet që nuk kanë demokraci të zhvilluar”, thuhet më tej në kumtesë. Duke pas parasysh gjendjen e krijuar, kur populli kërkon zgjidhje, “Vatra” konsideron se edhe liderët e Kosovës Lindore do të duhej të bënin diçka, e më e pakta që mund dhe duhet të bëjnë do të ishte ngrirja momentale e bashkëpunimit me institucionet Qendrore të Qeverisë së Serbisë me mundësinë e largimit edhe nga ato lokale. “Ne mendojmë se do të jetë i mangët pajtimi Kosovë - Serbi pa zgjidhjen e çështjes së Luginës, ngase moszgjidhja e këtij problemi do të ishte një bombë e kurdisur në mes të Ballkanit, që askush nuk do të dijë kur mund të aktivizohet”, thuhet në kumtesën e nënshkruar nga Sejdulla Kadriu, kryetar i “Vatrës”. /Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/03/lugina.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Konçuli në protestë, bllokohet magjistralja Bujanoc - Gjilan
Konculi kerkon drejtesi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration