Lokale
Komuna e Bujanocit pa faqe zyrtare në internet
Që nga 29 nëntori Komuna e Bujanocit ende nuk e ka riaftësuar faqen zyrtare të saj pas sulmeve të hakerëve serb.
Nëse sot provoni të lidheni me faqen zyrtare të Komunës së Bujanocit (www.bujanovac.rs) do të ju paraqitet një mesazh i cili thotë se kjo faqe është e ndaluar.
Mesazhi në këtë faqe është vendosur nga kompania e cila është kujdesur për hostingun e faqes së komunës, mirëpo Titulli ka arritur të mësoj se kjo kompani (Loopia), për shkak të sulmit të fortë që ka pas kjo faqe, në të ardhmen nuk do të mund ti sigurojë mirëmbajtjen e faqes.
Përgjegjësinë për sulmin e fundit e morrën hakerët serb të vetëquajtur “Serbian anonymous”, të cilët në këtë faqe kishin vendosur mesazhet “Bujanoci është Serbi”, “Kosova është Serbi” dhe “shtëpia e verdhë është krim”.
Ky është sulmi i dytë nga hakerët serb që brenda një kohe të shkurt ka pësuar faqja zyrtare e Komunës së Bujanocit.
Një sulm të tillë pati edhe më 21 shtator të këtij viti. Sulme të ngjashme janë bërë edhe ndaj portalit të pavarur informativ Titulli.com, mirëpo për shkak të rritjes së shkallës së sigurisë nuk kemi pasë rënie të sistemit./Titulli.com/
[caption id="attachment_43432" align="aligncenter" width="539"] Mesazhi i hakerëve serb që ishte vendosur në faqen zyrtare të komunës pas sulmit të 29 nëntorit[/caption]copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/12/loopia.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!