PDK e donë Ramushin kryeministër
Lokale

PDK e donë Ramushin kryeministër

18.Dec.2012 11:14
0
pdk bujanocZhvillimet politike në Kosovë kanë ngjallur reagime edhe në Luginë, të cilët nga disa subjekte shihen si lojëra politike “ngre e mos këput”. “Këto lojëra bëhen më tepër nga koalicioni qeverisës për ta mbajtur gjendjen e “status quos”, deri në zgjedhjet e reja. Kalkulimet politike se a duhet Ramush Haradainaj të bëhet kryeministër, kanë një matematikë të pastër”, kështu e nisë reagimi Nexhmedin Saqipit nga Partia Demokratike Kombëtare me seli në Bujanoc. Sipas Saqipit, Ramush Haradinaj duhet të bëhet kryeministër dhe për këtë arsyet janë të shumta dhe argumentuese. “Kur ishte Ramushi kryeministër e PDK-ja në opozitë, gjërat ishin krejtësisht ndryshe. Ramush Haradinaj, në emër të UÇK-së dhe ushtrive të tjera shqiptarë në hapësirat etnike, pranoi vullnetarisht të shkoj në Tribunalit e Hagës, për të dëshmuar luftën e drejtë të Kosovës për liri, mëvetësi dhe demokraci. Ai hoqi dorë nga posti i kryeministrit, pa ndonjë zhurmë, protesta e tollovi politike. Shkoi në Hagë si burrat dhe u kthye faqebardhë si burrë Kosove”, këto janë disa nga arsyet që numëroi Saqipi, se Ramushi meriton të jetë kryeministër.   Ai matej theksi se lidershipi shqiptar një ditë pas manifestimit qendror të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë e priti Ramushin burrërisht si hero kombëtar dhe se Ramush Haradinaj kur u desh të sakrifikohej për Kosovën, ai, u gjend në ballë si në luftë ashtu edhe në paqe. “Partia Demokratike Kombëtare, që nga viti 2006 e pat dhënë idenë për një qeverisje të suksesshme kosovare në mes: PDK-së, AAK-së, AKR-së, një koalicion pragmatik dhe i qëndrueshëm”, thuhet në letrën e kryetarit të Partisë Demokratike Kombëtare. “Nuk është e vërtetë se po u bë Ramushi kryeministër, do të zbehen bisedimet shqiptaro-serbe, do të ngriten tensionet në veri dhe do të ashpërsohet situate në lindje të Kosovës: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, përkundrazi gjërat do të ecin mbarë dhe suksesshëm”, thotë Saqipi. Subjekti i tij kërkon nga institucionet kosovare të jenë unik dhe parimore sa i përket zgjerimit të koalicionit qeverisës dhe postit të kryeministrit. Këto institucione assesi nuk gabojnë po qe se merren vesh për inkuadrimin e AAK-së dhe Ramushit kryeministër në qeverisë e Kosovës, “le të vijë njeriu i duhur në vend të duhur”, thuhet në fund të kumtesës së PDK-së, të nënshkruar nga lideri i saj Nexhmedin Saqipi./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/09/ramushiii-300x195.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Tërnava pas takimit me Arifin: I kemi dhënë afat deri më 19 janar (video)
Komuna e Bujanocit pa faqe zyrtare në internet
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration