Lokale
Shoqatat e Luginës takohen në Gjilan
Shoqata “Vatra” me seli në Gjilan të dielën është takuar me dy organizata që veprojnë në Komunën e Preshevës.
Siç ka njoftuar “Vatra”, takimi është zhvilluar me shoqatën e “Muhaxherëve” dhe “Besëlidhja e re” që të dyja nga Presheva.
Gjatë takimit, Reshat Avdiu nga shoqata “Muhaxherëve” ka prezantuar të dhënat për dokumentarin që është në përgatitje lidhur me të dhënat pronësore në Toplicë, një projekt për pronat shqiptare të cilat janë marrë gjatë viteve 1878-1880.
Ndërsa Mehmet Hyda dhe Sadik Sadiku nga “Besëlidhja e re” folën për takimin e mbajtur në Krujë. Me këtë rast Sadiku njoftoi përfaqësuesit e “Vatrës” për themelimin e shoqatës “Besëlidhja e re”.
Nga ana tjetër edhe “Vatra” ka shpalosur aktivitetet e saj duke u ndalur te takimet që ka realizuar me përfaqësues të institucioneve dhe të partive më të mëdha në Kosovë.
“Vatra” ka shfrytëzuar rastin të falënderojë qytetarët e Gjilanit për përkrahjen në projektet e deritanishme./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/12/Vatra-Muhaxhiret.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!