Komuna e Bujanocit ndan 24 milionë dinarë për përkrahjen e bizneseve lokale
Komuna e Bujanocit ka ndarë 24 milionë dinarë (203.400 €) për përkrahjen e bizneseve lokale.
Sot nënshkruam kontratat me 134 afaristë lokal nga komuna jonë. Për 92 biznese ekzistuese ndamë nga 195.000 dinarë, kurse për bizneset fillestare nga 150.000 dinarë", ka shkruar kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.
Ai theksoi se nënshkrimi i kontratave është vetëm hapi i parë në drejtim të ndihmës së afarizmit, dhe pres që kjo përkrahje të ndikojë në rritjen e afarizmit e tyre.
Sipas paralajmërimeve nga komuna e Bujanocit javën tjetër do të kryhet pagesa për të gjithë përfituesit./Titulli.com/