100-vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, Kim: Mbështesim Ballkanin e hapur
Rajoni dhe Politika

100-vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, Kim: Mbështesim Ballkanin e hapur

22.Sep.2022 21:28
0

Në konferencën e 100 vjetorit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, ambasadorja yuri kim deklaroi mbështetjen për nismën e ballkanit të hapur, ku pjesë e saj të jenë të 6 vendet. Diplomatja amerikane i konisderoi të vecanta marrëdhëniet mes dy vendeve.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin nismën e ballkanit të hapur. Kështu u shpreh ambasadorja yuri kim në konferencën mes shqipërisë dhe shba-së në kuadër të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënies mes dy vendeve.

“Pozicioni i Shteteve të Bashkuara është shumë i qartë. Dhe nuk duhet të jetë as surprizë dhe as kontrovers për njerëzit. Ne mbështesim të drejtën e vendeve të Ballkanit Perëndimor që të jenë të integruar në Europë dhe të integruar mes vetit. Dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha përpjekjet përfshirë edhe Ballkanin e Hapur në mënyrë që të jenë konseguente dhe që të kontribuojnë për procesin e integrimit që udhëhiqet nga BE-ja dhe që janë gjithashtu të hapur për të 6 vendet E Ballkanit”, u shpreh Kim.

Duke u ndalur tek marrëdheniet mes dy vendeve, diplomatja amerikane i konsideroi të vecanta, për të cilat tha se duhet të ruhen si thesar.

“Pavarësisht se cfarë debatesh apo mosmarrëvedshjes mund të kemi të cilat ndajnë vendin. Ka një gjë e cila bashkon cdo shqiptarë, nga veriu në jug, nga e majta në të djathtë dhe kjo është që marrëdhënia mes shba dhe shqipërisë është dicka e vecantë, që duhet ruajtur si thesar dhe duhet të rritet”, tha ambasadorja.

Marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë u rivendosën në vitin 1991, pas 52 vitesh ndërprerje./euronews/

 

copy(/home/titulli/public_html/images/image/im.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Komuna e Bujanocit ndan 24 milionë dinarë për përkrahjen e bizneseve lokale
'Drama e Gjinekologjisë', rrëfimi i babait nga Presheva që ia treguan të gjallë 'djalin', më pas i thanë të ka vdekur vajza (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration