Fazliji nga Presheva: Jemi gati për Irlandën, krenari të luash për Kosovën
Lokale

Fazliji nga Presheva: Jemi gati për Irlandën, krenari të luash për Kosovën

22.Sep.2022 17:51
0

Qendërmbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Betim Fazliji (nga komuna e Preshevës) , ka dhënë opinionin e tij lidhur me përgatitjet e bëra dhe për pritjet e tij rreth përballjes me Irlandën e Veriut.

Fazliji thotë se gjithnjë atmosfera është e mirë tek ‘Dardanët’. Ai thekson se është krenari të luash në kombin tënd. Fazliji mendon se Kombëtarja jonë është e përgatitur mirë për ndeshjen me Irlandën Veriore.

“Atmosfera gjithmonë është e mirë në kombëtare. Është krenari të luash për kombin tënd. Jashtë stërvitjes kemi atmosferë shumë të mirë dhe harmoni ndërmjet veti, derisa në stërvitje punojmë të disiplinuar dhe e japim maksimumin. Besoj se jemi përgatitur mirë, pasi kushtet kanë qenë shumë të mira. Duam të shkojmë në Belfast me synimin për të dhënë maksimumin”, tha ai.

“Secili prej nesh është i motivuar për fitore në Irlandën e Veriut. Kundërshtari është i fortë. Është një ekip me fizik të lartë dhe me tempo të shpejtë, pasi luajnë futboll të stilit anglez, por ne jemi përgatitur mirë për këtë lojë dhe i kemi bërë zgjidhjet e duhura se s’i t’i kundërvihemi. Ne shkojmë atje me vetëbesim të lartë dhe duam t’i marrim tri pikë tjera ndaj tyre, ashtu siç i kemi marrë para tifozëve tanë“, ka theksuar Fazliji.

Ndeshja Irlanda Veriore-Kosova luhet të shtunën prej orës 18:00, ndërsa tri ditë më vonë Kombëtarja jonë përballet me Qipron në ‘Fadil Vokrri’./rtklive/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/E6EDB46-2169-47B0-AE50-C69F3D390B68.jpeg): failed to open stream: No such file or directory
Braathu, shef i Misionit të OSBE-së në Serbi për regjistrimin e popullsisë (video)
Komuna e Bujanocit ndan 24 milionë dinarë për përkrahjen e bizneseve lokale
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration