Lokale
Mustafa kërkon nga Prishtina të hap një Fakultet në Preshevë
Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa sot është takuar me Ministrin e Arsimit të Republikës së Kosovës , Ramë Buja për të diskutuar rreth hapjes së degës së Fakultetit të Edukimit në Preshevë.
Siç ka njoftuar vet kryetari Mustafa, takimi ishte konstruktiv dhe pritet që së shpejti të fillojë avancimi i shkollimit në Master edhe në Preshevë.
“Avancimi i shkollimit në këtë nivel edhe në Preshevë është një zgjidhje jo vetëm në kualifikimin e shkollimit, por edhe një mundësi për ta përfunduar të njëjtin pa shpenzime të mëdha, siç ka qenë deri më tani”, është shprehur Mustafa.
Ministri Buja me këtë rast ka premtuar se do të njoftojë kryeministrin Thaçi dhe rektorin Gashi për hapaq që janë ndërmarrë deri më tani dhe njëkohësisht do të iniciojë që në një afat sa më të shkurt të fillojë punën Fakulteti edhe në Preshevë./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/03/Ragmi-Mustafa.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!