Këshilli Komunal i Bujanocit përmbyllë punimet për 2013
Lokale

Këshilli Komunal i Bujanocit përmbyllë punimet për 2013

25.Dec.2013 15:08
0
Këshilli komunal i komunës së Bujanocit ka mbajtur sot seancën e fundit për vitin 2013 e cila është vlerësuar nga udhëheqësit se ky institucion ka bërë punë të madhe gjatë këtij viti. Kryetari i komunës, Nagip Arifit tha se gjatë këtij viti janë zhvilluar seanca më së shumti prej se ekziston këshilli komunal i Bujanocit nga të cilat kanë dalë propozime dhe aprovime shumë me rëndësi për komunën tonë. Sipas Arifit është aprovuar edhe vlerësimi i rrezikshmërisë me vërshimet të cilat është përballur territori dhe qytetarët e kësaj komune dhe së bashku me shtabin për raste emergjente ka hartuar planin në mbrojtjen e qytetarëve nga rrezikshmëria. Anëtarët e këshillit komunal kanë aprovuar edhe propozimin për ndarjen e mjeteve ndaj borxheve të Ndërmarrjes Publike “Komunalia” e cila ka ka një borxh ndaj elektrodistribucionit në vlerë prej 102 milion dinarë e që do ta paguaj në këste. Ndërsa drejtorisë për ndërtim  u janë ndarë 500 mijë dinarë për intervenimin në lagjen Novo Nasel të romëve dhe 500 mijë për sajimin e deponisë së qytetit në Bujanoc. Gjithashtu sipas kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Arifit është edhe çmimorja e shërbimeve të komunalisë për vitin 2014, që do të bëhet në disa raste edhe ngritja e çmimeve. Kjo ishte seanca e fundit e këshillit komunal të Bujanocit për këtë vit dhe puna do të vazhdojë gjatë vitit 2014./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/03/Keshilli-komunal-Bujanoc2.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Ndahen ndihma familjeve shqiptare në Luginë
Mustafa: Nuk ndryshon politika e Serbisë edhe po ti kemi 10 deputet
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration