Ndahen ndihma familjeve shqiptare në Luginë
Lokale

Ndahen ndihma familjeve shqiptare në Luginë

26.Dec.2013 17:52
0
Foto 2Shoqata Humanitare e Luginës së Preshevës (SHHLP), gjatë ditës së sotme ka shpërndarë ndihma humanitare me rastin e fundi vitit për familjet që kanë më së shumti nevojë. 15-të paketa me gjëra ushqimore dhe higjienike janë dedikuar për Preshevën si dhe 11-të të tjera për Bujanocin. Shoqata Humanitare e Luginës së Preshevës me seli në Zvicër në bashkëpunim me Shoqatën Human Center nga Presheva, sot kanë shpërndarë ndihma ushqimore për familjet më skamnore në Preshevë dhe Bujanoc. Këto dy shoqata i kanë dal në ndihmë 26 familjeve në Luginë të Preshevës, duke i falënderuar të gjithë bashkatdhetarët që jetojnë në Zvicër e që e kanë shtrirë dorën për ndihmë të këtyre familjeve duke parë vështirësitë ekonomike në këtë dimër. Ky aktivitet me karakter human u përcoll nga korrespodenti i Titullit derisa aksioni zhvillohen në fshatin Nesalc më rast ndihma iu ndanë familjes së Shemsi Xhelilit, Bashkim dhe Murat Azizit, të cilët kanë nevojë më së shumti. Kryetari i Shoqatës Humanitare të Luginës së Preshevës, Fazli Musliu, në prononcim për media duke thënë detajet e këtij aktiviteti, është shprehur se gjatë javës së ardhshme do të i ndihmojnë dhe familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës.Foto 4 “Këto mjete janë dedikuar konkretisht për skamnorët nga bashkatdhetarët në Zvicër dhe SHHLP. Shfrytëzoj rastin të i falënnderoj si anëtarët e shoqatës ashtu dhe bashkatdhetarët tanë e që tani ndodhen në pushime, e njëherit Bashkësitë Fetarë me xhamin e Repshtait, Gosaus, Sangalles dhe Termonsonit. Na kanë ndihmuar dhe firma të ndryshme vetëm e vetëm për të i dal në ndihmë shtresave të varfra. Kësaj radhe i kemi ndihmuar 26 familje skamnore kurse do të i ndihmojmë edhe 20 familje të veteranëve të luftës dhe familjeve të dëshmorëve”, ka theksuar Musliu, raporton Titulli. Ndihmat e kësaj organizate përveç në Preshevë me rrethinë, në komunë të Bujanocit janë shpërndarë në fshatin Osllar, Dobrosin, Konçul dhe Nesalcë. Shoqata Humanitare e Luginës së Preshevës vetëm para nëntorit të këtij viti ka ndarë ndihma me vlerë 4.500 franga zvicerane, për të vazhduar më tej në muajin nëntor e gjithashtu dhe gjatë dhjetorit. SHHLP financon edhe financimin studimet edhe të tre studentë të të Luginës së Preshevës./Titulli.com/   ________________________________________________________________________________________________________ http://youtu.be/nDMCSCn7Yyccopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/12/Foto-5.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Fushata kundër mjeteve piroteknike, nisin rezultatet pozitive
Këshilli Komunal i Bujanocit përmbyllë punimet për 2013
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration