Lokale
Mustafa: Nuk ndryshon politika e Serbisë edhe po ti kemi 10 deputet
Ragmi Mustafa edhe pse është shumë skeptik se kjo mund të ndodhë, thotë se shqiptarët e Luginës së Preshevës po ti kenë edhe 10 deputetë në parlamentin e Serbisë, nuk mund të ndryshojnë politikën diskriminuese të Serbisë kundrejt shqiptarëve.
Ai ka shtuar se amendamentet e fundit deputetit Riza Halimi për kthimin e gjykatave në Preshevë e Bujanoc, e të cilat nuk u pranuan, u pa edhe njëherë se çfarë të drejta na shkelen kur janë në pyetje shqiptarët, raporton Titulli.
Sipas Mustafës po ti kishim edhe 2, 3, 5, apo edhe 10 deputetë shqiptarë në mesin e 250 deputetëve, s’do të ndryshojë asgjë.
Kryetari komunës së Preshevës dhe i PDSH-së Ragmi Mustafa gjithashtu ka folur edhe për pjesëmarrjen eventuale të PDSH-së në zgjedhjet parlamentare. “Vendimin e merë kryesia e PDSH-së, për këtë sështë folur sepse edhe nuk është ende koha për zgjedhje parlamentare”, thotë Mustafa.
Por edhe nëse mbahet zgjedhje të jashtëzakonshme, Mustafa nuk pret ndonjë ndryshim radikal të politikës së partisë të cilën e udhëheqë Partia Demokratike Shqiptare. /Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/11/ragmi-mustafa-pdsh.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!