Lokale
KDNJ: Faza a dytë e kursit nga shtatori
Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Luginë të Preshevës, po zhvillon kurs të informatikës për grupmoshat e reja të personave me aftësi të kufizuara, sidomos atyreve me dëmtime fizike. Kursi i cili ka për qëllim aftësimin e këtyre kategorive me punën e kompjuterëve do të vazhdoj edhe me fazën e dytë që nga shtatori.
Kursi organizohet në bashkëpunim me “Shoqatën e personave me aftësi të kufizuara” të Preshevës, si vijueshmëri e projektit të KDNJ-së që ka për qellim ngritjen profesionale dhe kapacitetet për personat me aftësi të kufizuara të Preshevës dhe Bujanocit, projekt ky që mbështetet nga programi PBILD i Kombeve të Bashkuara.
Këshilli për të Drejtat e Njeriut ka hapur edhe dy klube për persona më aftësi të kufizuara në Preshevë dhe Bujanoc, të cilët kanë për synim zhdukjen e barrierave dhe ngritjen profesionale të personave me aftësi të kufizuara, thuhet në njoftimin e KDNJ-së./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/08/shfaqje_per_nxenesit_me_aftesi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!