Lokale
Preshevë: Për një javë tre vendbanime janë pa rrymë
Në zjarrin në afërsi të fshatit Bushtran, Svinjishtë dhe Lanik të komunës së Preshevës janë djegur tetë shtylla elektrike të tensionit të mesëm dhe për këtë arsye për një javë rreth 120 amvisëri kanë mbet pa rrymë.
"Prishja do të mund të rregullohet brenda dy deri tre ditë të ardhshme”, deklaroi sot shefi i shërbimit dispeçerik të Elektrodistribucionit të Vranjës, Vlladan Veljkoviq, transmeton Titulli.
Velkoviq i tha agjencisë Beta se të gjitha shtyllat e tensionit të mesëm janë të drunjta dhe duke qenë nga ky material ato shumë shpejtë janë përfshirë nga zjarri, pasi që lehtë mund të ndizeshin ,ndërsa nga zjarri u përfshinë edhe izolatorët në shtylla, por jo edhe bartësit.
Një fat të tillë patën edhe dy fshatrat e komunës së Bujancit (Dobrosin dhe Konçul) të cilët për disa ditë mbetën pa rrymë elektrike për shkak të djegies nga zjarri të shtyllave të tensionit të ulët, që përfshiu malet në afërsi të këtyre vendbanimeve shqiptare./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/08/shtyllat-ne-zjarre.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!