Lokale
Rruga Tërnoc - Breznicë mbyllet për qarkullim
Nga dita e sotme rruga e cila shpie në fshatin e malësisë së Bujanocit, në Breznicë, është e mbyllur për qarkullimin e automjete për shkak punimeve që po bëhen në te.
Drejtori i Drejtoratit për Ndërtim në Bujanoc, Agim Haliti, tha se rruga në fjalë do të mbyllet përkohësisht për komunikacion për shkak të përgatitjeve për minim në disa pjesë të kësaj rruge.
“Rruga do të mbyllet nga të dy anët, prej minierës së dikurshme e deri në hyrje të Breznicës së Poshtme”, i tha Titullit drejtori Haliti.
Sipas tij, qarkullimi do të jetë i ndaluar nga dita e sotme (14.08.’12) e deri të shtunën në mbrëmje (18.08.’12).
Gjatë kësaj kohe, “Saba Bellca” nga Presheva, kompani kjo e kontraktuar për kryerjen e punimeve, do të bëjë shpimin dhe më pas shpërthimin me dinamit të pjesëve të kësaj rruge që nuk mund të rrafshohen dhe zgjerohen me anë të ekskavatorëve.
“Mbyllja e kësaj rruge për komunikacion bëhet për shkaqe sigurie dhe se ajo do të hapet sërish për të gjithë qytetarët në ditën e Bajramit”, tha për Titullin Haliti.
Për punimet në fjalë janë njoftuar edhe stacioni policor në Bujanoc, të cilët kanë thënë se do të jenë prezent në vend të ngjarjes gjatë kryerjes së këtyre punimeve./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/08/Nagip-Arifi-inspektimi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!