Kamberi reagon: Konkluzioni i Qeverisë, dëshmi për diskriminimin e kuadrove shqiptare
Lokale

Kamberi reagon: Konkluzioni i Qeverisë, dëshmi për diskriminimin e kuadrove shqiptare

06.Feb.2024 22:23
0

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas seancës së sotme në seancën konstituive.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se sikurse pozita, ashtu edhe opozita seancën e sotme e shndërruan në një teatër dhe se konkluzioni i dytë i Qeverisë është dëshmi e qartë për diskriminimin që drejtori i Shtëpisë së shëndetit po i bënë kuadrove shqiptare.

Postimi i tij në Facebook:

Konkluzioni i dytë i Qeverisë është dëshmi e qartë për diskriminimin që drejtori i Shtëpisë së shëndetit po i bënë kuadrove shqiptare.
 
Pas konkluzionit të parë të Qeverisë me të cilin urdhërohen drejtuesit e institucioneve shëndetsore të krijojnë vende të përhershme pune për të gjithë të angazhuarit në punë gjatë kohës së pandemisë, Qeveria, në fillim të këtij muaji, ka sjellur edhe konkluzionin e dytë.
Njejtë si herën e parë, edhe kësaj here, Qeveria urdhëron drejtorët e institucioneve shëndetësore të krijojnë vende të përhershme pune për stafin e angazhuar gjatë pandemisë COVID19.
 
Shtëpia e shëndetit në Preshevë dhe drejtori i sajë, nuk kanë rrespektuar konluzionin e parë të qeverisë me pretekstin se plani kadrovik i këtij institucioni nuk parasheh vende të lira të punës dhe i kanë mohuar të drejtën e punësimit.
Si i tillë, drejtori i shtëpisë së shëndetit në Preshevë, i ka mohuar të drejtën e punës afër 40 të rinjëve nga Presheva.
 
Megjithatë, në Pikën 2. të Konluzionit të ri të Qeverisë thuhet se pavarësisht numrit dhe strukturës të punësuarve të përcaktuar me Planin kadrovik, institucionet shëndetësore mund të pranojnë kuadër të ri me vendime të përhershme.
Dhe pikërisht ky pasus i Konluzionit të dytë të qeverisë hedhë poshtë arsyetimet e deritanishme të drejtorit të shtëpisë së shëndetit.
 
Prandaj, ftoj publikisht drejtorin e shtëpisë së shëndetit në Preshevë që të zbatojë konkluzionin e qeverisë dhe të mundësojë punësimin e përhershëm të të gjithë atyre që kanë qenë të angazhuar në punë gjatë kohës së pandemisë COVID19.
 
Nëse jo, inkurajoj të gjithë të punësuarit e asaj kohe që të ngrisin padi për mohimin e kësaj të drejte dhe të drejtën e punësimit ta fitojnë nëpërmjet gjykatës. Në këtë rast ofrojë edhe asistencën time personale edhe asistencën e ekipit tim.
 
Ky diskriminim i hapur e i pashoq është i patolerueshëm dhe nuk guxon të kalojë. Prandaj nëse duhet të drejtën duhet kërkuar edhe me padi për diskriminim ndaj drejtorit.
 
May be an image of ticket stub and text
 
 
 
copy(/home/titulli/public_html/images/image/amberi-24-bg.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Policia në Preshevë arreston të dyshuarin për kontrabandë me njerëz
Lutfiu “djegi” 2 milion euro për shqiptarët e Luginës, tani u zvogëlohet edhe buxheti i Serbisë.PSE?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration