Lutfiu “djegi” 2 milion euro për shqiptarët e Luginës, tani u zvogëlohet edhe buxheti i Serbisë.PSE?
Këshilli Kombëtar Shqiptar për vitin 2024 do të ketë buxhet më të vogël për funskionimin e këtij institucioni dhe zhvillimin e aktiviteteve për shtyllat në të cilat funskion.
Kryetar i këtij institucioni të vetëm shqiptarë në Serbi, Nevzad Lutfiu ka shkruar se kjo e vështirëson jashtëzakonisht shumë funksionimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar.
“Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve në vend që të rrisë buxhetin për Këshillin Kombëtar Shqiptar për vitin 2024 e ka ulur atë për mbi 1 milion dinarë. Buxheti për institucionin tonë do duhej të rritej për shkak regjistrimit të popullsisë në vitin 2022, kjo jo që nuk u mor parasysh, përkundrazi e ulën buxhetin”, ka shkruar Lutfiu.
Lutfiu deri më tani është treguar i suksesshëm në uljen (degardimin) e nivelit të komptencave të KSSH-së duke u shëndrruar në organizim të kurseve të ndryshme, tani së fundmi edhe aktivitete të ngjashme me shoqata kulturoro-artistike.
Ai, që tani ka barrën kryesore për avancimin e politikave që kanë të bëjnë më pakicën shqiptare në Serbi ka arritur që për vitin 2023 të "djeg" (mos zbatojë) buxhetin prej 2 milion euro (subvencionim nga Kosova) ndërsa vitin 2024 e ka filluar me sukses në uljen e buxhetit për Këshillin Kombëtar Shqiptar edhe për aktvitetet e saja.
Ky institucion nga përvoja e kaluar ka dëshmuar se ka kuadro profesionale në menaxhimin e situatatave të ndryshme juridike dhe financiare mirëpo udhëheqja e tanishme ka filluar të shkatërrojë vlerat dhe misionin që është ndërtuar Këshilli Kombëtar Shqiptar.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/utfiu-kksh.jpg): failed to open stream: No such file or directory