Policia në Preshevë arreston të dyshuarin për kontrabandë me njerëz
Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Preshevë, në bashkëpunim me Qendrën Rajonale të Policisë Kufitare kanë arrestuar O.J. (2002), shtetas i Sirisë, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit se ka kryer veprën penale të kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror dhe kontrabandës me njerëz.
Një patrullë e policisë kufitare në rajonin e Preshevës drejt Maqedonisë, ka ndaluar një grup prej shtatë migrantësh të parregullt, në mesin e të cilëve edhe O.J , i cili dyshohet se ka organizuar kontrabandimin e tyre, thuhet në raportin e plicisë, transmeton Titulli.com.
Siasp këtij raporti të dyshuarit me urdhër të prokurorit detyrues të Prokurorisë së Lartë Publike në Vranjë i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, pas së cilës me kallëzim penal do të dërgohet në prokurori./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/resheev-.jpg): failed to open stream: No such file or directory