Ja çfarë do të përmbajë rezoluta në Kuvendit e Kosovës për Luginën?!
Lokale

Ja çfarë do të përmbajë rezoluta në Kuvendit e Kosovës për Luginën?!

27.May.2013 22:23
0
Me kërkesën e deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, të premten Kuvendi mbanë seancë tjetër ku do të diskutohet për çështjen e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.  Iniciativa e deputetit Haziri për një rezolutë për shqiptarët e Luginës së Preshevës tani më ka marrë edhe formën e saj. Titulli.com ka arritur të sigurojë një kopje me shtatë pikat për rezolutën për Luginën me të cilën përfaqësuesit e LDK-së të premten do t’i drejtohen Kuvendit të Kosovës.   Në propozimet e këtij subjekti thuhet: 1.      Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të rrisë kujdesin dhe interesin shtetërorë për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në lidhje me të drejtat qytetare, politike dhe etnike. 2.       Qeveria e Kosovës më shumë të përkujdeset dhe të ketë tretman më të mirë për qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës të cilët janë zhvendosur në Kosovë duke iu siguruar të drejta të plota e të barabarta. 3.      Qeveria e Kosovës të hapë zyrë në Prishtinë dhe Gjilan për qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me qëllim mbrojtjen dhe përmirësimin e pozitës së tyre në Luginë dhe të atyre që janë zhvendosur nga këto komuna. 4.      Të krijohen lehtësime në qarkullim, arsim, afirmim kulturorë, furnizim me dokumente përkatëse, si dhe lehtësime të tjera, përfshirë edhe suspendimin e taksës diskriminuese. 5.      Qeveria e Kosovës të kërkoj nga institucionet ndërkombëtare dhe relevante që të lirohen të burgosurit politikë përfshirë edhe të ashtuquajturin “Grupin e Gjilanit” të cilët janë viktimë e procesit të montuar politik. 6.      Qeveria e Kosovës të kërkojë reciprocitet të plotë me të drejtat që gëzon pakica serbe në Kosovë si dhe 7.      Të rritet bashkëpunimi në mes të institucioneve të Kosovës dhe përfaqësuesve shqiptarë të Preshevës, Bujanocin dhe Medvegjës në përputhshmëri me dëshirën e shprehur në referendumin me të drejtë bashkimi me Kosovën./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/05/kuvendi-kosove.jpg): failed to open stream: No such file or directory
KKSH pro rezolutës për shqiptarët e Luginës
Këshilli i Evropës interesohet për situatën në Luginë (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration