Lokale
Këshilli i Evropës interesohet për situatën në Luginë (foto)
Një delegacion nga Këshilli i Evropës është takuar sot me kryetarët e tre komunave të Luginës për të mësuar rreth shkeljes së të drejtave të pakicave në këtë rajon
Përfaqësuesit e këtij institucioni Evropian nga dora e parë morën informacionet e fundit rreth respektimit të të drejtave të pakicës shqiptare që jeton në Serbi (Luginë të Preshevës).
Në takimin i cili u zhvillua në zyrën e kryetari të komunës së Bujanocit dhe i cili zgjati rreth dy orë, morën pjesë kryetarët e komunave Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, Nagip Arifi, Ragmi Mustafa dhe Sllobodan Drashkoviq.
Delegacioni i Këshillit të Evropës i drejtuar nga Sarah Burton, Sekretariati për mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, kërkoi nga përfaqësuesit e pushteteve lokale një pasqyrë të situatën në Luginë, raporton Titulli.
[caption id="attachment_74167" align="aligncenter" width="640"] Takimi me delegacionin e Këshillit të Evropës[/caption]
Pas këtij takimi kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi tha se “ne raportuam rreth problemeve që shqiptarët ballafaqohen në këtë komunë, si përdorimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, problemet në arsim, kulturë, përdorimin e simboleve kombëtare, në kyçjen e shqiptarëve në organet shtetërore dhe probleme tjera të përditshme”.
Ai poashtu ka raportuar edhe për mosrespektimin e dygjuhësisë në dhënien e dokumentacioneve personale për qytetarët shqiptarë, ndërsa theksoi se raportimi i përfaqësuesve të Këshillit të Evropës në Bruksel për problemet e pazgjidhura në Luginë do të jetë edhe një kusht për marrjen e datës për bisedimet për statusin e vendit kandidatë në Bashkimin Evropian.
Arifi ka paraqitur edhe rastet e arrestimeve të shqiptarëve nga Beogradi që nga viti 2003 e deri më sot, kurse para përfaqësuesve të Këshillit të Evropës ka raportuar edhe rastin e fundit me fletëparaqitje nga organet e policisë për shkak të përdorimit të Flamurit Kombëtar gjatë shënimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Me të njëjtën akuzë për përdorim të Flamurit Kombëtarë janë ngritur procedura Gjyqësore ndaj kryetarit të Komunës së Bujanocit - Nagip Arifit, kryetarit të Këshillit Kombëtarë Shqiptar - Galip Beqirit si dhe kryetarit të degës së Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc – Shaip Kamberit.
[caption id="attachment_74170" align="aligncenter" width="640"] Takimi me delegacionin e Këshillit të Evropës[/caption]
Vlen theksuar se gjatë ditës së sotme kryetari i Komunës së Bujanocit ka zhvilluar edhe një takim me Drejtorin e USAID-it, Howard Ockman, për projektin e zhvillimit të komunave.
Ockman me këtë rast ka thënë se jemi duke kërkuar investitorë të cilët do të investonin në këtë komunë ku kalon autostrada “Koridori 10”.
“Me ndihmën e kryetari të Komunës do të gjejmë investitorë dhe do të hapim vende të reja të punës”, është shprehur pas takimit Hockman.
Gjatë këtij takimi Arifi ka propozuar hapjen e një qendre për investime e cila do të vendosej në Bujanoc dhe nëse arrihen përgatitjet, ajo do të fillojë punën brenda tetë muajve./Titulli.com/
[caption id="attachment_74171" align="aligncenter" width="640"] Drejtori i USAID-it Howard Ockman dhe kryetari Nagip Arifi[/caption]copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/05/Arifi-Keshilli-evropes2.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!