KKSH pro rezolutës për shqiptarët e Luginës
Lokale

KKSH pro rezolutës për shqiptarët e Luginës

28.May.2013 11:37
0
Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) me interes është duke përcjellë ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Kosovës e posaçërisht zhvillimet rreth rezolutës së propozuar për Luginën e Preshevës. Këshilli Kombëtar Shqiptar me seli në Bujanoc konsideron se një iniciativë e tillë ka qenë më se e nevojshme në mënyrë që tregoj interesimin, për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës e që kanë dhënë një kontribut të pamohueshëm për pavarësinë e Kosovës. Gjithashtu, pasur parasysh që janë pjekur kushtet politike KKSH konsideron që tashmë Lugina e Preshevës duhet të jetë në të gjitha agjendat e institucioneve të Kosovës. "Këshilli Kombëtar Shqiptar mbështet dhe përshëndet iniciativën për një rezolutë për shqiptarët e Luginës së Preshevës pasur parasysh që mbështet të gjitha e kërkesat politike të shqiptarëve të këtij rajoni qoftë për kërkesën thelbësore për reciprocitet me pakicën serbe në Kosovë qoftë edhe vullnetin e shprehur në referendumin vitit 92, me të drejtë bashkimi me Kosovën", thuhet në kumtesën e KKSH-së. Këshilli Kombëtar Shqiptar inkurajon të gjitha forcat politike pa dallim që të aprovojnë një rezolutë të tillë dhe themelojnë mekanizmat për realizimin e saj./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/05/Pro-rezolutës1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Katër zyrtarë lëshojnë UDSH-në në Bujanoc
Ja çfarë do të përmbajë rezoluta në Kuvendit e Kosovës për Luginën?!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration