Lokale
Stankoviq: I njohur emri i vrasësit të policit
Shefi i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka thënë se pret arrestimin e personit i cili vrau policin Goran Gjorgjeviq, dhe se është i njohur emri i tij dhe vendndodhja.
“Është i njohur emri i shoferit i cili vrau policin Goran Gjorgjeviq afër Tërnocit të Madh dhe tani vetëm se pritet arrestimi i tij, për të cilin dihet se ka kaluar në territorin e Kosovës”, ka thënë kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq.
Ai gjatë qëndrimit të sotëm në televizion publik të Serbisë ka thënë se nuk është e vërtetë se policia serbe nuk guxon të hyjë në Tërnoc.
“Në Tërnoc për disa vite gjendet pika e përhershme e policisë, dhe se nëpër fshatë rregullisht kalon xhandarmëria”, është shpreh zyrtari serb, transmeton Titulli.
Stankoviq ka nënvizuar se nuk janë të gjithë banorët e fshatit Tërnoc rishitës të drogës duke theksuar se policia ka të dhënat “për personat të cilët veprojnë në kundërshtim me ligjin”.
“Pjesëtarët e strukturave të sigurisë i arrestojnë këta njerëz, mirëpo rezultatet e tyre pozitive nuk janë të qasshme për publikun”, është shprehur kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq.
Vlen theksuar se udhëheqësia e fshatit Tërnoc gjatë mbledhjes së mbajtur të shtunën ka kërkuar nga zyrtarët serb si dhe mediat e Beogradit që të kenë kujdes me deklaratat e tyre, duke mos “fut në një thes” të gjithë banorët e fshatit, pasi pjesa dërmuese janë qytetarë të ndershëm.
Bashkësia Lokale e Tërnocit njëherit ka kërkuar që në mënyrë sa më urgjente të zbardhet ky rast./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/02/stankoviq1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!