Haliti në fushatë: Pasivizimi, sfida ime më e madhe gjatë mandatit katërvjeçar në KKSH
Agim Haliti, kandidat për kryetar nga lista " Partia Demokratike- Dr sci Nagip Arifi" për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar, vazhdon promovimin e programit parazgjedhor para elektoratit.
Haliti me bashkëpunëtorë dhe partiak ka vizituar komunën e Medvegjës, rininë lokale dhe banorët e Malësisë së Bujanocit.
“Në Medvegjë, për të takuar shqiptarët e kësaj komune, dhe për t'u mobilizuar për fitoren e 13 nëntorit 2022. Gjatë mandatit tim në Këshillin Kombëtar Shqiptar zotohem se Medvegja do të trajtohen me një seriozitet më të madh, ngase edhe gjendja e shqiptarëve po rrezikohet seriozisht. Pasivizimi, si procesi më diskriminues që po i ndodhë shqiptarëve të Medvegjës, dhe jo vetëm, do të jetë sfida ime më e madhe gjatë mandatit tim katërvjeçar në KKSH”, ka shkruar Haliti në Facebook.
“Forca dhe energjia gjendet tek rinia e PD-ës. Faleminderit për përkrahjen e pa rezervë , shkroi Haliti.
“Edhe gjatë këtij takimi u diskutua rëndësia e pjesëmarrjes në këto zgjedhje dhe pse pikërisht duhet votuar Partia Demokratike dhe kandidati i saj Agim Haliti. Qytetarët e malësisë shprehën gatishmërinë për t'iu përgjigjur pozitivisht ftesës së Partisë Demokratike që të rrethohet numri 1 dhe Agim Haliti të jetë kryetar i ardhshëm i KKSH-së”, thuhet në postimin e PD-së.
Zgjedhjet për anëtarë të Këshillit Kombëtar Shqiptarë mbahen më 13 Nëntor 2022./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/d-medvegje-kksh.jpg): failed to open stream: No such file or directory