Qazimi në fushatë: Na lanë trashëgimi për jetësimin e të drejtave
Levent Qazimi, kandidat nga lista “Alternativa për Ndryshim -Levent Qazimi “ për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar, fushatën parazgjedhore e vazhdon nëpër vendbanime të ndryshme në Bujanoc dhe Preshevë.
Ai në 3 prezantimet e fundit në Facebook ka shkruar se bashkëbisedoi me familje të ndryshme derë më derë.
Në atmosferën e përkrahjes së madhe, në fshatin Geraj, u mirëpritëm tek familja Dalipi, tek nëna e ish ushtarit të UÇPMB-së Gafurr Dalipi-BRICA. Me kënaqësi, diskutuam gjatë për nevojat e qytetarëve dhe u njohëm me pakënaqësitë e qeverisjes së kaluar me Këshillin Kombëtar. Me zotimin dhe besimin se fitorja është e jona, më 13 Nëntor me dinjitet rrethojmë 4”, ka shkruar Qazimi në Facebook.
“Rrugëtimin për dinjitet po e vazhdojmë edhe me banorët e fshatit Bukuroc. Për shpalosjen e programit qeverisës, na mirëpritën e mbështetën, me zotimin se 13 Nëntori është dita e ndryshimeve të mëdha dhe se bashkë do të jemi në ngritjen e çështjeve kombëtare të Luginës”, shkroi Qazimi.
“Gerajt na nderuan me konak, e ne nuk mund të dilnim nga ky vend pa u takuar me Mizafer Sabedinin, shokun e babës në kohë lufte për Luginën!Bashkë folëm për programin e ri me qeverisjen e re në Këshillin Kombëtar dhe për barrën që bartim mbi supe, që na lanë trashëgim për jetësimin e të drejtave”, shkroi Levent Qazimi.
Zgjedhjet për anëtarë të Këshillit Kombëtar Shqiptarë mbahen më 13 Nëntor 2022./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/azimi-kksh.jpg): failed to open stream: No such file or directory