Lutfiu në fushatë: KNSH prioritet fushën e arsimit, shkolla qëndresa e fundit
Lokale

Lutfiu në fushatë: KNSH prioritet fushën e arsimit, shkolla qëndresa e fundit

07.Nov.2022 17:11
0

Nevzad Lutfiu, kandidat për kryetar nga lista"Lëvizja e Progresit Demokratik-Shqiprim Musliu" për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar, vazhdon të promovojë programin parazgjedhor para elektoratit.

Në tre prezantime e tij të fundit ai ka zhvilluar takim me disa mësimdhënës të komunës së Bujanocit, në bashkësinë lokale në Bilaç dhe Letovicë.

“Dje në mesditë realizuam një bashkëbisedim të gjatë me disa mësimdhënës. Diskutuam për sfidat e arsimit shqip dhe prioritetet që KNSH duhet t'i ketë në lidhje me këtë fushë. Shkolla është qëndresa e fundit e kështjellës, prandaj duhet të kujdesemi për të në mënyrë të veçantë, ka shkruar Lutfiu.

“Letovica është një nga vendet e rralla që në mënyrë të organizuar ju kanë përgjigjur thirrjes për rezistencë në vitin 2000. Në Letovicë plotësisht merr kuptim fjalia "e vetmja rrugë e nderit është rruga e qëndresës dhe organizimit". Faleminderit Letovicë”, ka shkruar Lutfiu në Facebook. 

“Këtu në Bilaç asnjëherë si LPD nuk kemi dalur të zhgënjyer. Në fakt, kur jemi në Bilaç, gjithmonë shohim krenarinë dhe besnikërinë e njerëzve të këtij vendi. Bashkë me ju, patjetër, përsëri do të dalim faqebardhë, shkri mes tjerash Nevzad Lutfiu. 

Zgjedhjet për anëtarë të Këshillit Kombëtar Shqiptarë mbahen më 13 Nëntor 2022./Titulli.com/

 

copy(/home/titulli/public_html/images/image/utfiu-.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Tahiri: Vuçiq po e kërkon ndarjen e Veriut të Kosovës
Haliti në fushatë: Pasivizimi, sfida ime më e madhe gjatë mandatit katërvjeçar në KKSH
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration