Ndihmat e para nga Shqipëria nesër arrin në Preshevë
Lokale

Ndihmat e para nga Shqipëria nesër arrin në Preshevë

27.Dec.2012 17:41
0
[caption id="attachment_48276" align="aligncenter" width="614"]erion veliaj Erion Veliaj dhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama[/caption] Në Preshevë gjatë mesditës së të premtes në shkollën fillore Prof “Ibrahim Kelmendi”  arrijnë donacioni i parë nga Shqipëria.   Erion Veliaj, sekretar i rinisë pranë Partisë Socialiste e Leart Kola përfunduan me sukses angazhimin në “Projektin Presheva” që kishin shpalosur të rinjët e Partisë Socialiste në Shqipëri. Veliaj e Kola të cilët qenë present në këtë shkoll gjatë ekspozitës së Artan Lame “Itinerar historik, Flamuj Shqiptar”  që gjatë rrugtimit në trojet shqiptare ndaloi dhe në Preshevë, nga udhëheqësia e shkollës u informuan se nxënësit e shkollës dhe vetë shkolla është në mungesë të  materialeve  që komuna e Preshevës nuk ka arritë ti siguroj. Veliaj së bashku më rinin socialiste në Shqipëri dhe diasporë mblodhën fondet për ti siguruar filloristëve preshevar , harta historike e gjeografike, elemente kimike, mjete pune për kabinetet e kimisë e fizikës e shumë gjëra që shkolla nuk arrinte ti siguronte dotë, njoftojn aktivistët e K♪7shillit për të Drejtat e Njeriut në Preshevë, transmeton Titulli. Ndryshe, këto  ndihma sa modeste të  Erion Veliajt e Leart Kolës për fëmijët e Preshevës, janë të parat që arrijnë në Preshevë nga atdheu ynë – Shqipëria. Paralelisht me këtë ngjarje, të rinjët e PS-së, nesër do të shpërndajn dhurata për festën e Vitit të Ri edhe nxënesve të shkollës fillore “Migjeni” në Caravajkë. Bashkëpuntor për realizimin e këtij projekti ishte dhe Enkel Rexhepi, punonjës në shkollën fillore Prof “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë  dhe activist i Këshillit për të Drejtat e Njeriut i cili për kë ndihmë u shpreh: “ProjektiPresheva, si nismë erdhi nga  Erioni me Leartin, ku unë si punonjës i shkollës dhe activist i KDNJ’s , i njohur dhe me gjendjen në shkollë, u ndjeva mirë të bëhem pjesë e këtij projekti, i cili ëshët projekt në vazhdimësi dhe ky është vetëm fillimi i bashkpunimit tonë me Erionin e të rinjt e Tiranës. Ndryshe në muajt në vijim Sekretari i Rinisë së PS-së Erion Veliaj do vazhdoj me projektin Presheva, e që ne pretendojm të ketë mbështetje nga të gjitha palët. Lugina Preshevës është pjesë e pandashme e kombit shqiptarë, por  që sot administrohet nga Republika e Sërbisë, andaj si e tillë ka nevojë të mbështët edhe më tëpër me projekte të tilla, Erioni qoft shembull për shoqërinë në Shqipëri,dhe një gjë të tillë ne vazhdimisht po e kërkojm nga institucionet zyrtare të Shqipërisë”, ka thënë Rexhepi, duke shtuar se “retorikat patriotike nuk janë të kohës, dhe Presheva e Bujanoci sot kanë nevojë për ndihma të drejtpërdrejta e jo teori nacionaliste të cilat nuk i shërbejn mirqenies së qytetarve shqiptar të Luginës së Preshevës”, përfundon Rexhepi. Përveç ndihmave në shkollë "Ibrahim Kelmendi" në Preshevë, po nesër të rinjët socialist do të vizitojn dhe Komunën e Bujanocit ku do të takohen me Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar z.Galip Beqiri. Theksojm se  Erion Veliaj nihet si mikë i qytetit të Preshevës dhe vizita e planifikuar për të premten është e tretë brenda këtij viti. Erion Veliaj javë më parë ka marrë dhe çmimin e Mirënjohjes së shoqërisë civile në Preshevë për kontributit e dhënë si shembull i qytetarit aktiv sa ishte udhëheqës i Lëvizjes Mjaft në Tiranë. /Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/12/erion-veliaj.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Thaçi, Daçiqit: Mos i nguc shqiptarët në Preshevë!
Halimi: Duhet të merreni vesh rreth përmendores
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration