Përpjekjet kundër dezinformimit, zyrtari i lartë amerikan viziton Ballkanin Perëndimor
I dërguari i posaçëm dhe koordinatori i Qendrës për Angazhim Global, James Rubin, do të zhvillojë një vizitë në Ballkanin Perëndimor nga 10 deri në 14 prill.
Ai do të ndalojë në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi, por do të anashkalojë Kosovën dhe Serbinë. Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, në Podgoricë dhe në Shkup Rubin do të takohet me zyrtarët qeveritarë për të “forcuar mbështetjen për nismat kundër dezinformimit”.
“Ai do të diskutojë përpjekjet e Rusisë, Kinës dhe aktorëve të tjerë dashakeq që përdorin dezinformatat për të minuar demokracinë dhe sigurinë kombëtare në mbarë botën dhe se si shtetet tona mund t’iu kundërvihen së bashku kërcënimeve në hapësirën e informacionit”, tha DASH.
Sakaq, në Tirane zyrtari i lartë amerikan do të marrë pjesë në takime me ambasadorët e Shteteve të Bashkuara që janë të akredituar në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Qendra për Angazhim Global funksionon në kuadër të DASH-it dhe synon që të integrojë dhe koordinojë përpjekjet e Qeverisë amerikane për të informuar dhe shpërfaqur përpjekjet për propagandë dhe dezinformim që minojnë politikat e sigurisë dhe stabilitetin e SHBA-së dhe aleatëve të sa