Braathu, shef i Misionit të OSBE-së në Serbi për regjistrimin e popullsisë (video)
Si Shef i Misionit të OSBE-së në Serbi dëshiroj të inkurajoj tëgjithë qytetarët e Serbisë të marrin pjesë në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë.
Regjistrimi është një mjet shumë i rëndësishëm për shtetin tëpërpilojë politika publike dhe shërbime në bazë të strukturës së popullsisë.
Nëse qytetarët i ndihmojnë autoriteteve të kenë një fotografi të saktë të popullsisë, shërbimet e ndryshme për shkolla, spitale, zjarrfikësit dhe infrastrukturat tjera të përgjithshme mund të planifikohen më mirë dhe përshtaten nevojave tëbashkësive tuaja dhe komunave tuaja.
Regjistrimi mbledh informacione të shumta, duke filluar nga struktura gjinore, mosha por edhe përkatësia etnike.
Deklarimi i përkatësisë etnike është në baza vullnetare, gjë qëështë në linjë me standardet e OSBE-së për vetë-identifikim,si një parim kyç i të drejtave themelore njerëzore.
Ashtu siç thuhet në Dokumentin e Kopenhagën-it nga viti 1990: “t’i përkasësh një pakice kombëtare është një çështje dhe zgjedhje personale dhe kjo nuk guxon të ketë asnjë dëmpër personin në ushtrimin e kësaj të drejte”.
Sikur edhe aspektet tjera të regjistrimit të popullsisë, edhe tëdhënat mbi përkatësinë etnike mbesin plotësisht anonime, prandaj ky deklarim varet krejtësisht nga vullneti juaj për t’u vetë-identifikuar.
Madhësia e popullsisë së një pakice kombëtare, ashtu siç arrihet në regjistrimin e popullsisë, vendos edhe për lartësinëe fondeve për Këshillat Kombëtare të Pakicave Kombëtare, qëjanë të dizajnuara për të ruajtur identitetin kulturor të një grupi të caktuar.
Prandaj unë inkurajoj pjesëmarrjen tuaj dhe bashkëpunimin tuaj me regjistruesit si dhe me institucionet që e zbatojnë këtëproces.
Ju faleminderit shumë dhe ju dëshiroj regjistrimin tësuksesshëm.
Jan Braathu, shef i Misionit të OSBE-së në Serbi:
copy(/home/titulli/public_html/images/image/5DBE4C6-6232-449E-AAEC-8DE93E94C5D4.jpeg): failed to open stream: No such file or directory