Lokale
EU Progres, përkrah edhe dy projekte
Bashkëpunimi shumë i mirë mes Komunës së Bujanocit dhe Programit EU Progres sot ka vazhduar me nënshkrimin e dy projekteve të rëndësishme për këtë komunë
Hapja e një pusi për ujësjellës për qytetarët e kësaj komune multietnike si dhe ndërtimi i fazës së parë të objektit Universitar ishin dy kontratat e nënshkruara sot në mes të Komunës së Bujanocit dhe programit EU Progres.
“Kemi të bëjmë me hapjen e një pusi për ujësjellës për qytetarët e Komunës së Bujanocit. Vlera e këtij projekti është 47.580 dollarë, nga kjo shumë Programi Progres merr pjesë me 42.762 dollarë apo 90 % të shumës së përgjithshme, ndërsa me 10 % Komuna e Bujanocit. Poashtu sot u nënshkruajt projekti për këtë vit i fazës së parë të ndërtimit të objektit Universitar. Për objektin e Universitetit momentalisht janë ndarë 16.000.000 din nga Trupi Koordinues, 10.000.000 dinarë nga Buxheti i Komunës dhe rreth 20% nga Program Progres”, tha pas takimit kryetari i Komunës Nagip Arifi, raporton Titulli.
Ndërsa menaxherja e Programit Progres, Jasmin Illiq, falënderoi komunën për bashkëpunimin e deritanishëm duke qenë e sigurt se bashkëpunimi në të ardhmen do të jetë edhe më i suksesshëm.
“Punën tonë e kemi filluar së bashku, ndërsa fillimi i ndërtimit të Fakultetit Ekonomik është një kërkesë e kamotshme. Ky projekt do të realizohet falë bashkëpunimit tonë të suksesshëm”, ka thënë ndër të tjera Illiq.
Programi Progres financohet nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Zvicrës./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/05/Arifi-progres2.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!