Lokale
U nda nga kjo botë, vogëlushi nga Presheva, Euron Hasani
Më 17 maj në spitalin e fëmijëve mbretëresha Fabiola në Bruksel, në moshën 13 vjeçare ka ndërruar jetë vogëlushi Euron Hasani nga Presheva.
Familja e tij para 6 viteve kishin migruar drejt Belgjikës për të gjetur një zgjidhje për djalin e tyre i cili kishte probleme shëndetësore me zemrën.
Megjithatë edhe përkundër operacionit me sukses i ndjeri nuk arriti që t’i mbijetonte sëmundjes.
Humbja e Euronit u përcoll me dhimbje edhe nga shkolla e tij Notre Dame në Namyr ku dhe vijonte mësimet.
Për mes një letre të dërguar nga drejtori e kësaj shkolle, nxënësit dhe prindërit e tyre i shprehën ngushëllime familjes Hasani.
Ndërkaq, sot në ceremoninë e varrimit në Preshevë kanë marrë pjesë një numër i madhe i qytetarëve, familjarë si dhe shokët e shoqet e shkollës fillore Ibrahim Kelmendi me të cilët Euroni nisi hapat e parë të mësimit .
Vogëlushi Euron Hasani u lind më 28 maj të vitit 2000 në Preshevë./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/05/varrimi-21.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!