Lokale
Lugina kërkon nga Beogradi zbatimin e platformës
Përfaqësuesit e partive politike të shqiptarëve nga Bujanoci dhe Presheva kanë biseduar të enjten për fillimin e zbatimit të platformës në të cilën përmbahen kërkesat e tyre për zgjidhjen e problemeve jetësore, dhe për të cilat Qeveria e Serbisë duhet të deklarohet.
Platformën prej tetë pikave shqiptarët e Luginës e kanë aprovuar në shkurt të këtij viti, ndërsa me ndërmjetësimin e OSBE-së kanë negociuar me përfaqësuesin e Beogradit, kryetarin e Trupit Koordinues për komunën e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, Zoran Stankoviq.
Kryetari i degës së Partisë për Veprim Demokratik (PVD) në Bujanoc Shaip Kamberi ka deklaruar pas takimit se “mbetet që Qeveria e Serbisë të jap mendimin e vet lidhur me implementimin e Platformës”, transmeton Beta.
Në takimin përgatitor që u zhvillua më 25 prill të këtij viti spektri politik shqiptar i dorëzoi OSBE-së dhe Qeverisë së Serbisë një dokument të përpiluar nga përfaqësuesit politik shqiptar.
Gjatë këtij takimi ishte kërkuar që në periudhën vijuese të kyçet niveli më i lartë i Qeverisë së Serbisë duke mos mbetur vetëm me takimet me kryetarin e Trupit Koordinues./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/Presheve-konferenca.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!