Drejtor i bibliotekave të Jordanisë vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Bujanoc
Këshillin e Bashkësisë Islame të Bujanocit e vizitoi z. Tamer nga Jordania,, nënkryetar i qytetit të Amanit dhe drejtor i bibliotekave të Jordanisë.
Në KBI ai u prit nga Kryetari i KBI-së Ragmi ef. Destani dhe bashkëpuntorët e tij.
Në këtë takim Kryetari Ragmi Destani e informoi mysafirin për gjendjen e KBI-së dhe aktivitetet që i bën KBI e Bujanocit, gjithashtu edhe sfidat me të cilat ballafaqohet ky institucion.
Mysafiri shprehu gatishmërinë për të kontribuar në këndin e kulturës në aktivitetet që i zhvillon Këshilli i Bashkësisë Islame, por edhe në fusha të tjera.
Tekst i publikuar nga KBI-Bujanoc
copy(/home/titulli/public_html/images/image/estani-jordan.jpg): failed to open stream: No such file or directory