
Mustafi për emërimin e Demo Berishës si ministër në Serbi: Përtej fasadës dhe të veprojnë kundër
Zgjedhja e Demo Berishës si ministër për të Drejtat e Njeriut, Pakicave dhe për Dialog Social në Serbi, ka zemëruar shumë shqiptarë në Luginë dhe jo vetëm.
Figura politike dhe sociale po e shohin këtë emërim si cenim të të drejtave të komunitetit shqiptar në Serbi, si problem shtesë mbi skenarin për shtypjen e të drejtave të shqiptarëve.
Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, thotë se ky është një “realitet brutal politik” në Serbi, ku po thellohet autoritarizmi, retorika nacionaliste dhe instrumentalizimi i institucioneve kundër qytetarëve dhe minoriteteve.
“Emërimi i Demo Berishës, që e quan sulmin e armatosur në Banjskë një ‘luftë për mbijetesë’, tregon që kjo qeveri nuk është e interesuar për të drejtat e minoriteteve, por për manipulimin e tyre për qëllime politike.
Për shqiptarët e Luginës së Preshevës, një qeveri me këtë përbërje është alarmante. Paralajmërim për përballje me struktura që i shohin shqiptarët si kërcënim dhe jo si pjesë përbërëse të shoqërisë”, tha Mustafi.
Mustafi thotë për IndeksOnline se kjo qeveri nuk duhet të legjitimohet përmes retorikës boshe pro-evropiane.
“Partnerët ndërkombëtarë duhet të shohin përtej fasadës dhe të veprojnë kundër, rrënimit të të drejtave të njeriut.
Dhe nuk duhet të heshtin përballë një qeverie që do të na margjinalizon e diskriminon shqiptarët më tej. Evropa nuk është ndërtuar duke toleruar simbole fashiste dhe politikë të urrejtjes” deklaroi Mustafi.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ustafi-kksh.jpg): failed to open stream: No such file or directory