Kamberi shfaqet i entuziazmuar për votat e fituara, hyrja në parlament nuk është zyrtare
Sipas rezultateve preliminare lista “Koalicioni I Shqiptarëve të Luginës ka fituar më shumë vota gjatë procesit të zgjedhjeve për të pestën herë në vendvotimin 6 në Tërnoc të Bujanocit, shkruan Titulli.com.
Kandidati i parë në këtë listë, Shaip Kamberi është shfaqur pas votimit se votat mundë t’i sigurojnë një ulëse në Parlamentin e Serbisë.
Organizata që ka monitoruar këto zgjedhje CRTA ka njoftuar se zgjedhjet kanë kaluar pa probleme dhe ka publikuar rezultatin e zgjedhjeve të prezantuar në foto më poshtë.
Derisa Komisioni Republikan Zgjedhorë të shpallë rezultatin përfundimtarë akoma nuk dihet se Shaip Kamberi a mundë të fitojë ulësen e deputetit në kuvendin e Serbisë./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/amberi-vota.jpg): failed to open stream: No such file or directory