Shaip Kamberi thotë se është zgjedhur deputet i Kuvendit të Serbisë
Lokale

Shaip Kamberi thotë se është zgjedhur deputet i Kuvendit të Serbisë

01.Jul.2022 07:42
0

Shaip Kamberi, përfaqësues politik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, tha se është zgjedhur deputet i Kuvendit të Serbisë, pas zgjedhjeve që u përsëritën të enjten në fshatin Tërnoc.

Kamberi e bëri njoftimin përmes një postimi në Facebook, ndonëse konfirmim nga Komisioni Republikan i Zgjedhjeve të Serbisë nuk ka.

Zgjedhjet parlamentare në Serbi janë mbajtur qysh më 3 prill, por rezultatet nuk janë certifikuar ende kjo, për arsye të përsëritjes së votimeve në fshatin Tërnoc, si pasojë e disa parregullsive.

Votimet e së enjtes kanë qenë përpjekja e pestë dhe kanë qenë përcaktuese për përfaqësimin e pakicës shqiptare - me një deputet - në Kuvendin e Serbisë.

Në zgjedhjet e 3 prillit, shqiptarët e Luginës kanë garuar me dy lista - “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”, i udhëhequr nga Shaip Kamberi, dhe “Alternativa për Ndryshim - Alternativa Demokratike Shqiptare”, e udhëhequr nga Shqiprim Arifi.

Në zgjedhjet e parafundit parlamentare në Serbi, në qershor të vitit 2020, partitë shqiptare kanë qenë në një koalicion dhe kanë fituar tri mandate parlamentare.

Kamberi ka qenë edhe në dy mandate të tjera deputet në Kuvendin e Serbisë./Titulli.com/

 
copy(/home/titulli/public_html/images/image/haip-kamberi-.jpeg): failed to open stream: No such file or directory
Drejtor i bibliotekave të Jordanisë vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Bujanoc
Lajçak: “Situatë e re” në marrëdhëniet Kosovë-Serbi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration