Lokale
Arifi dorëzon furgonin për personat me aftësi të kufizuara (foto)
Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi sot ka dorëzuar furgonin me vlerë prej 29.200.00 euro Shoqatës Humanitare për personat me invaliditet “Të jetojmë së bashku”
Një furgon të markës “Peugeot” i ndërtuar enkas për persona me aftësi të kufizuara, sot kanë pranuar si donacion përfaqësuesit nga komuniteti me nevoja.
Çelësat e këtij donacioni nga kryetari i komunës i pranoi Afrim Agushi, nënkryetar i Shoqatës Humanitare për personat me invaliditet “Të jetojmë së bashku”
Kryetari Arifi me këtë rast tha se iniciativa është marrë vitin e kaluar dhe se ky donacion është i përbashkët me PBILD-in organizate kjo e Kombeve të Bashkuara.
“Së pari kemi siguruar lokalin për organizatën e personave me aftësi të kufizuara dhe më pas edhe furgonin i cili ka një vlerë prej 29.200.00 euro”, u shpreh Arifi, raporton Titulli.
Ai, duke i dëshiruar shoqatës që furgoni i ri t’i plotësoj nevojat e tyre dhe kështu të gjithë personave me invaliditet në komunë të Bujanocit, tha se nga vlera e përgjithshme komuna ka ndarë rreth 18.300.00 euro ndërsa PBILD-i 10.950.00 euro.
E kënaqur nga ky donacion u nda kryetarja e shoqatës “Të jetojmë së bashku”, Iliriana Ibrahimi.
“Jemi të kënaqur si për donacionin njashtu edhe për hapjen e shoqatës. Shprehi mirënjohjen për kryetarin komunës dhe organizatën PBILD që na mundësuan realizimin e një projekti të tillë”, u shpreh Iliriana Ibrahimi.
Ajo premtoi ndihmën e saj për personat në nevojë duke thënë se deri më tani këta persona nuk kanë pas një organizatë të tillë në Bujanoc.
Para të pranishmëve u bë edhe një prezantim i makinës si dhe funksioneve të saj që mundësonin personat me aftësi të kufizuar shumë lehtë të akomodohen në furgon.
Afrim Agushi, nënkryetar i shoqatës ishte ai që me “Bismilah” ndezi furgonin duke shpresuar që makina e re t’i shërbejë të gjithë qytetarëve të kësaj kategorie në këtë komunë.
“I jam mirënjohës kryetarit dhe organizatës ndërkombëtare për këtë donacion pasi që diçka e tillë për herë të parë po ndodhë në komunën tonë”, tha me këtë rast Agushi, i cili potencoi se është hapë edhe shoqata ndërsa dokumentet me procedurat e nevojshme janë përcjellë nga administrata komunale.
Shoqata Humanitare për personat me invaliditet “Të jetojmë së bashku” ka edhe nënkryetarin e dytë Dejkovic Dobri i cili gjithashtu mori pjesë në pranimin e donacionit.
Me donacionin e dhënë sot komuna e Bujanocit po kujdeset edhe për një bashkësi me nevoja speciale. Furgoni i ri do të shërbejë edhe për nevojat e administratës nëse është i lirë gjatë kohës që kërkohet./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/10/Bujanoc-invalidet-1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!