Deputeti Kamberi: Nuk votojë Daçiqin për kryetar të kuvendit të Serbisë
Deputeti shqiptar, Shaip Kamberi në seancën e sotme të kuvendit të Serbisë është shprehur se do të votoj kundër Ivica Daçiq i propozuar për kryetar të parlamentit, transmeton Titulli.com.
Kamberi është shprehur në fjalimin e tij se Daçiq shpesh ka paraqitur urrejtje ndaj pakicave kombëtare dhe kohën e fundit me deklarata në opinion i ka mohua varrezat masive të shqiptarëve të Kosovës.
Sipas Kamberit, Ivica daçiq do të jetë kryetar I parlamentit serb.
Deklaratës së tij i ka reaguar menjëherë Daçiq duke thënë se parlamenti i takon të gjitha partive në Serbisë dhe se nuk është vetëm i serbëve.
“Ai më ka thënë se është i padëshiruar të vijë në Bujanoc derisa unë kam qenë ministër i punëve të brendshme dhe kur është vrarë polici”, tha mes tjerash Daçiq.
Ivica Daçiq u propozua për president të asamblesë dhe u njoftua se sekretari i përgjithshëm i asamblesë do të jetë Veljko Odaloviq i cili deri më tani ka kryer funksionin e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Në seancën e sotme po marrinë pjesë edhe 2 deputetët tjerë shqiptarë nga Bujanoci e Presheva./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/amberi-kuvend.jpg): failed to open stream: No such file or directory