Ministria e Shëndetësisë së Kosovës shpall rezultatet për specializantë, kandidatët nga Lugina më shumë me financim (lista)
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar listën për përfituesit e shkollimit specialistikë në drejtime të ndryshme mjekësore në bazë të konkurseve të këtij viti.
Në bazë të këtyre rezultateve shumica e kandidatëve nga Lugina e Preshevës janë pranuar me finacim dhe në bazë të kuotave të caktuara nga Ministria e Shëndetësisë.
Në konkursin e hapur nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës për specializant,48 kuota ishin ndarë për mjekët e Luginës së Preshevës sipas këtyre profileve: 3 Gjinekologji me Obstetrike, 1 Pediatri, 1 Kardiologji, 1 Pulmologji, 1 Gastroenterologji dhe 1 Mjekesi familjare (me page nga MSH), ndërsa vende me vetëfinancim janë: 1 Otorinolaringologji, 2 Endokrinologji, 1 Radiologji, 1 Dermatovenerologji, 11 Kirurgji Orale, 2 Paradontologji dhe mjekësi Orale, 1 Sëmundje të dhëmbit me endodoncion, 13 Ortodonci dhe 8 Protetikë Stomatologjike.
Td gjithe specializantet, do të fihlojnë specializimin menjëherë pas shpalljes se rezultateve, përpos atyre që anash iu shkruan se fillojnë specializimin ne vitin 2021 dhe Vetfinancim 2. Këta specializant do të fihlojnë specializimin në tremujorin e pare td vitit 2021. Kandidatët e pa kenaqur me keto rezultate, mund te ushtrojnë ankesë në afat prej 15 ditësh në Komisionin e ankesave per Shkollim Specialistik, sipas UA 05/2017.
Më poshtë janë linqet zyrtare me listat e rezultatit të konkurseve per shkollim specialistik të shpallura me date 30.07.2020 dhe 11.08.2020./Tiulli.com.
Rezultatet e konkursit pranues per Specializime, Kategoria e Pare:
Rezultatet e konkursit pranues per Specializime, Kategoria e Dytë:
copy(/home/titulli/public_html/images/image/sh-kosove.jpg): failed to open stream: No such file or directory